Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë u ka nisur zyrtarëve të qeverisë disa propozime për tarifën e rrugës Milot-Morinë, ndër të cilat bie në sy ulja e kërkuar me gati 60% e tarifës për kamionët, krahasuar me vlerën e parashikuar në kontratë me koncesionarin.
Në letrën dërguar zëvendës ministrit të Transportit dhe Energjisë Artan Shkreli, Bashkimi i Prodhuesve, kërkon:
- Të shtyhet afati për aplikimin e tarifës me 1 shtator 2018.
- Ulje e tarifës për kamionët në 16 euro vajtje-ardhje brenda 24 orëve
- Të jetë pjesë e tryezave negociuese në vijim për tarifën e kësaj rruge
Bashkimi i Prodhuesve kishte paralajmëruar më parë se po shqyrtonte me prodhuesit kostot e kësaj tarife dhe do të dilnin me propozime konkrete
Lexoni: https://businessmag.al/tarife-durres-kukes-sipermarresit-po-shohin-tregje-te-tjera-per-eksport/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
