Organizata dhe shoqëri që operojnë në sektorin e prodhimeve bujqësore, agro dhe industri ushqimore e me gjerë të markës “Made in Albania”, anëtare të BPSH-s, shprehen se duke qenë të bashkuar mund të mendojnë që do të jenë më të fortë dhe të jenë një zë i fuqishëm në tregjet e huaja me markën shqiptare.
Pjesëmarrës në ceremoninë e inaugurimit të organizatës “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptar” mbrëmjen e së hënës, ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i cili i kërkoi sipërmarrjeve të bashkëpunojnë me qeverinë për realizimin e reformave që do të reduktojnë burokracitë në veprimtarinë e tyre.
Ndër qëllimet e Organizatës “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptar”, është t’i shërbejë të gjithë sektorit të prodhimit vendas nëpërmjet informimit të vazhdueshëm, mbështetjes në forma të ligjshme të sektorit të prodhimit, nxitjes së prodhimit vendas duke e kthyer në motorr zhvillimi për ekonominë shqiptare si dhe promovimi i markës “Made in Albania”.
burimi: javanews.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto