Problemet e shëndetit mendor tashmë mund të trajtohen falas dhe online? - Business Magazine Albania

Problemet e shëndetit mendor tashmë mund të trajtohen falas dhe online?

Problemet e shëndetit mendor tashmë do të trajtohen me anë të një programi online që i cili do të jetë i aksesushëm për të gjithë personat që kanë nevojë për ndihmë apo këshilla në Mbretërinë e Bashkuar .

CandO është krijuar për të ofruar mbështetje për personat e rritur në moshë, pra bëjnë përjashtim fëmijët, të cilët po luftojnë me probleme të shëndetit mendor dhe vetëdëmtimin.

Në shtatë vitet e fundit Këshilli i Qarkut Gloucestershire është duke investuar më shumë se 1.4 milion paund për të krijimin e një linje për të ofruar terapi falas.

CandO mund të aksesohet përmes telefonit, ku personat që mund të kenë problem të shëndetit mendor ose janë në gjendje akthi apo depresioni mund të komunikojnë me zë ose me tekst.

Gjithashtu ata mund të zgjedhin në kenë biseda virtual në internet ose në adresat e tyre të email-it.

Aplikacioni ose siç e kanë quajtur ndryshe shkencëtarët “një vesh dëgjues” ka për synim të ndihmojë ata të cilët kanë vërejtur shenja dhe simptoma të përkeqësimit të shëndetit të tyre mendor.

Përdoruesit mund të zgjedhin të mbeten anonim, faqja online do të jetë e aksesueshme në çdo ditë të viti nga ora 14:00 deri në orën 21:00 (me orë lokale).

Drejtoresh e Shëndetit Publik në Këshillin e Qarkut Gloucestershire, Siobhan Farmer tha: Ne jemi të përkushtuar t’i ndihmojmë të gjithë që të kujdesen për shëndetin e tyre mendor apo të miqve të tyre. Marrja e ndihmës dhe mbështetja në fillim është thelbësore për të parandaluar përkeqësimin e simptomave, Linja e re e ndihmës “Connect and Offload” është një risi e re e shkëlqyer për gamën e  shërbimeve mbështetëse të shëndetit mendor të disponueshme në Gloucestershire  dhe e di që do të bëjë një ndryshim për individët, familjet dhe miqtë e tyre.

Numri i personave të cilët vuajnë nga stresi, ankthi depresioni apo sëmundje të tjera dhe më të rënda të shëndetit mendor është gjithnjë në rritje. Ndërkaq përpjekjet për të ndaluar pasojat e tyre tek njerëzimi janë të vazhdueshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0