Probleme me sigurinë në punë? Inspektorati i Punës nxjerr një matricë online - Business Magazine Albania

Probleme me sigurinë në punë? Inspektorati i Punës nxjerr një matricë online


Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, ka vendosur një matricë online, e cila u mundëson punëdhënësve dhe inspektorëve të testojnë zbatimin e ligjit për procese të ndryshme.

Inspektorati thekson se, me anë të këtij shërbimi, palët mund të denoncojnë çdo abuzim apo mangësi informacioni, në kohë reale mbi procedurat.

‘Matrica’ ka si qëllim përmirësimin e marrëdhënieve me bizneset dhe sigurimin e transparencës së vendimmarrjes së inspektorëve të punës. Ky format testimi ofrohet për çdo subjekt, i cili pas ballafaqimit me informacionin mbi situatën e tij në lidhje me zbatimin e legjislacionit të punës të ketë mundësinë e vetëkorrigjimit.

Kjo është një mënyrë efektive për të përmbushur kërkesat e ligjit.

Për më shumë informacion kliko Këtu  

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0