Probleme globale në Microsoft: Exchange, Teams dhe Outlook përballen me ndërprerje! - Business Magazine Albania

Probleme globale në Microsoft: Exchange, Teams dhe Outlook përballen me ndërprerje!

Microsoft

Microsoft Exchange dhe kalendari i Teams dolën jashtë funksionit ditën e djeshme në mbarë botën, ndërsa përdoruesit raportuan gjithashtu probleme me Outlook, duke përfshirë pamundësinë për të parë, ose dërguar email. Microsoft nuk ka zbuluar shkakun e këtyre problemeve, por deklaroi: “Ne kemi filluar zbatimin e një ndërhyrje për normalizim të situatës, që po përhapet në mjedisin e prekur.”

Kompania shtoi se, ndërkohë që rregullimi po avancon, po ndërmerren rinisje manuale në një grup makinerish që janë identifikuar si problematike, disa orë pas raportimeve për ndërprerjen e shërbimeve të Microsoft 365.

Raportet në Downdector, një faqe interneti që gjurmon ndërprerjet, se ato filluan pak para orës 8:40 të mëngjesit CET, duke raportuar më shumë se 800 raporte nga përdoruesit se shërbimet nuk po funksiononin. Microsoft u shpreh se kishte identifikuar “një ndryshim të fundit që ne besojmë se ka rezultuar në ndikim”. Por, nuk ka dhënë më shumë detaje, e as nuk ka specifikuar një arsye të saktë.

Lexo edhe: LG prezanton telefonin e parë të zgjatueshëm në botë!

“Ne kemi filluar të rikthejmë ndryshimin dhe po hetojmë se çfarë veprimesh shtesë kërkohen për të zbutur problemin”, tha kompania në një postim në platformën e mediave sociale X mëngjesin e ditës së djeshme.

Përdoruesit raportuan gjithashtu probleme me funksionimin e Outlook. Përdoruesit nga Holanda, Polonia, Franca dhe Suedia shkruan në X se kishin probleme me Outlook të Microsoft.  Sipas faqes së internetit të platformës së marketingut me email, Mailmeteor, shërbimet janë prekur në mbarë botën. 

“Një ndërprerje shërbimi po prek aktualisht Microsoft Outlook. U bënë më shumë se 423 raporte”, tha web-faqja. 

euronews.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0