Pritet ulja e taksës së plastikës - Business Magazine Albania

Pritet ulja e taksës së plastikës


Pas vendosjes së taksës për mbetjet plastike dhe kundërshtimit të vazhdueshëm të kompanive, qeveria është tërhequr pjesërisht. Një projektligj që ka mbërritur në Kuvend parashikon uljen e taksës për to dhe në përgjigjësi për lëndët primare.

Kur këto lëndë importohen për të prodhuar artikuj të plastikës në vend, taksa parashikohet të zbresë nga 25 lekë/kg që aplikohet tani në 10 lekë/kg”.

Rritja e taksës për importin e lëndëve të riciklueshme, aplikuar disa vite më parë, synonte uljen e importeve dhe rritjen e përpunimit të mbetjeve në vend. Ekonomistët vlerësuan atëherë se një nga arësyet e rritjes së taksës ishte frenimi i importit dhe risku i lartë i menaxhimit të importit të mbetjeve. Industria e riciklimit prej vitesh ka kërkuar të bëhet një ndarje e qartë mes mbetjeve dhe lëndëve të riciklueshme.

Lexo: Parlamenti Europian ndalon tregtimin e plastikës një përdorimshe

Në projektligj parashikohet edhe rimbursimi i taksës, kur prodhimi plastik apo ambalazhet e tjera eksportohen.

Në rastet kur lënda e parë e importuar pritet të përdoret për arësye të tjera (pra, jo ambalazh), propozimi është që lënda të mos taksohet. Flitet për procese teknologjike për prodhimin e mallrave jo plastikë. Më konkretisht, importi pritet të përjashtohet nga taksat nëse flitet për prodhimin e sfungjerëve, mobiljeve, apo kur prodhohen lëndë të para me përmbajtje proteinike/celuzoike për industrinë e prodhimit të sallameve, apo edhe në funksion të eficencës së energjisë.

Në relacionin që shoqëron projektligjin, parashikohet që efekti financiar të jetë rreth 225 milionë lekë në një vit, nisur nga importet vjetore të plastikës mesatarisht 15 mijë tonë.

Lexo Relacionin e Projektligjit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0