Pritet rritje të tarifave të ujit! Zef Preçi: “Të varfërit taksohen jo se kanë shumë, por se janë shumë” - Business Magazine Albania

Pritet rritje të tarifave të ujit! Zef Preçi: “Të varfërit taksohen jo se kanë shumë, por se janë shumë”

ujit

Sektori i Ujësjellës-Kanalizimeve, për të shkuar drejt parametrave normalë të furnizimit pa ndërprerje dhe ofrimit të shërbimit në të gjithë vendin ka nevojë për 5 miliardë euro deri në vitin 2040. Enti Rregullator i Ujit (ERRU) në raportin e performancës të publikuar këto ditë, nënvizon se kjo do të ishte e barabartë me investimin sistematik të afërsisht 200 milionë euro çdo vit për çerekshekulli. Një pjesë të mirë të kësaj barre duket se shteti do ta faturojë tek tarifat që konsumatorët paguajnë.

“Investimet fizike në sektorin UK, referuar Master Planit Kombëtar për këtë fushë të projektuara deri në vitin 2040 rezulton që të jenë rreth vlerës së 5 miliardë euro. Për përmbushjen e këtyre kërkesave kërkohen rreth 200 milionë euro/vit duke patur parasysh projektimin e tyre në 25 vite. Mënyra e synuar e financimit të nevojave fizike të sektorit përcaktohet në draft Strategjinë e Financimit të sektorit të ujësjellës kanalizimeve nëpërmjet sistemit të 3T-ve, përkatësisht nga Taksat (buxheti i shtetit), Transferta (financimi i donatorëve), si dhe nga Tarifat (faturat e shërbimeve të ujësjellës kanalizimeve nga konsumatorët” thuhet në raport.

Pikërisht pas këtij raporti ka reaguar edhe Z. Zef Preçi me një status në profilin e tij në Facebook.

Sipas fjalës së tij “Dmth qytetarëve shqiptarë nuk ju mjaftojnë 3P (PPP) që po gërryejnë buxhetin e shtetit dhe varfërojnë më tej edhe brezat që vijnë, por duhen edhe 3T, ndër të cilët T e fundit (Tarifat) ndikon drejtpërdrejt mbi nivelin e jetesës së qytetarëve, duke i bërë të varfërit edhe më të varfër. Kjo përkon edhe me një ide tjetër, shumë të diskutueshme të dhënë në një raport të mëparshëm të performancës së këtij sektori, ku ERRU propozonte dy variante konkrete për agregimin (bashkimin) e ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve. E para, aplikimi i një fature e unifikuar për sektorin në vlerën prej rreth 1400 lekë/muaj, (aktualisht vlera mesatare e fatures mujore varion nga 350 deri në 2,000 lekë në muaj). Kjo automatikisht do të çonte në një katërfishim të faturës për ata që sot paguajnë me vlerë minimale. Ndërsa shkruaj këto radhë m’u kujtua shprehja: “të varfërit taksohen jo se kanë shumë, por se janë shumë”.

Lexo: Rikthehen abonetë e përgjithshme të transportit publik duke filluar nga 1 Korriku

Por a janë vërtet kushtet për të rritur me rreth 200 milionë euro investime në vit në këtë sektor për një ujë që në shumicën e territorit, duke filluar me Tiranën është i papijshëm (një arsye djallëzore përse në të gjitha raportet zyrtare “cilësia e ujit” lihet jashtë raportimit)? Në vlerësimin tim jo, është ende shpejt për të rritur tarifën fundore, përveçse nëse ndokush ka vendosur ta marrë me koncesion a PPP edhe këtë sektor ende në duart e shtetit… Për këtë mjafton të shihni progresin e bërë që nga viti 2013 sipas të dhënave zyetare të raporteve vjetore të ERRU. Disa konkluzione, me dore të lirë, janë:

  • Mbulimi me ujë  (zyrtarisht të pijshëm) i territorit të vendit është përkeqësuar.
  • Mbulimi me kanalizime ka mbetur në vend numëro.
  • Kohëzgjatja e furnizimit ka shënuar një përmirësim, por që nuk justifikon qindra miliona Euro, shumica kredi të KfË, Bankës Botërore, etj të hedhura kuturu në këtë sektor.
  • Mbulimi i kostos totale është përkeqësuar dukshëm. Në fakt, ky është ndër treguesit më sintetike se si është menaxhuar sektori. Po kështu edhe mbulimi i kostos operative dhe menaxheriale.
  • Është përmirësuar norma e arkëtimit, ndonëse mund të ishte më pak represiv dhe që merr në konsideratë ndikimin mbi nivelin e jetesës së qytetarëve.
  • Është përmirësuar efiçienca e stafit, ndonëse mungojnë të dhënat zyrtare mbi shpërndarjen midis stafit drejtues dhe atij që punon në terren. Në shtyp është denoncuar përdorimi i ndëmarrjeve të ujësjellës-kanalizmeve si hambar votash, strehë propagandistësh mediatike dhe patronazhistësh politikë.
  • Është përkeqësuar uji pa të ardhura, dmth gjatë 10 vitete të fundit në çdo 3 litra ujë që hidhen në rrjet, vetëm 1 litër kthehet në lekë, ndërsa dy të tjerat ose vidhen ose humbasin në rrjet (humbje teknike). Ky është edhe treguesi më kompromentues që flet për rezerven kolosale në efektivitetin të Ujësjellës-Kanalizimeve duke investuar me pëparësi në rrjet, por edhe për përmirësimin e menaxhimit me stafin në dispozicion pa patur nevojë për rritjen e tarifave për familjet shqiptare.
  • Është përmirësuar niveli i matjes, dmth faturimit të ujit, ndonëse ka një rezervë shumë të madhe edhe këtu për përmirësimin e efektiviteti të investimeve të kryera dhe atyre që do të kryhen në të ardhmen.

Për të gjithë këta tregues personalisht jam kundër rritjes së tarifës së ujit në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë duke e konsideruar këtë si një politikë anti-popullore që nuk lejon përmirësimin real të menaxhimit të këtij sektori.

Është koha që të gjithë ata që marrin përsipër të qeverisin fatet e vendit në pushtet qëndore dhe lokal të kuptojnë se pa e bërë ujin e papijshëm (sot) të pijshëm (nesër), çdo debat tjetër për çështje tarifash, etj., shkon vetëm në dobi të tenderxhinjve, oligarkëve dhe abuzantëve me pushtetin që duan të ruajnë status quon-në.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0