Prilli, me festa librash në qendër të Tiranës - Business Magazine Albania

Prilli, me festa librash në qendër të Tiranës

libra

Platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al dhe qendra “Toptani” zhvillojnë Ditët e librit me plot surpriza: oferta deri në -50%, stenda me librat më të pëlqyer nga lexuesit dhe autografe nga autorët shqiptarë. Këtë muaj shpallen edhe librat më të mirë të botuar gjatë vitit 2021

“Ditët e Librit” është nisma më e fundit librore që organizojnë bashkërisht platfoma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al dhe qendra tregtare “Toptani”, në zemër të kryeqytetit. Kjo festë përkon me Ditën Botërore të Librit për Fëmijë, më 2 prill dhe Ditën Botërore të Librit, më 23 prill dhe zhvillohet si moment nderimi dhe kujtese për këto dy ngjarje të bukura për librin dhe leximin.

Një vijim të një tradite të konsoliduar tashmë nga Bukinist dhe partnerët e tij strategjikë, – për ta çuar librin aty ku është lexuesi, dhe për t’i kthyer hapësirat publike dhe tregtare në mjedise kulturore, – më datën 2 prill fillon maratona 3-javore me ngjarje, oferta për lexuesit dhe me cmime për autorët.

“Ditët e librit” mirëpret lexuesit e të gjitha grup-moshave në qendrën tregtare “Toptani”, në mes të Tiranës, ku do të kemi një larmishmëri ofertash, të cilat variojnë me ulje deri në -50% për librat, seritë, kolanat dhe veprat e autorëve të ndryshëm. Në qendër do të jenë autorët, sepse prilli është festa e shkrimtarëve, përkthyesve dhe njerëzve të librit. Prandaj, librat e klasikëve dhe autorëve shqiptarë dhe të huaj do të vijnë tërësisht ndryshe për lexuesit, falë punës së ekipit të Bukinist.al, mbështetjes bujare të mbi 15 botuesve shqiptarë dhe partnerit më të ri, Qendrës “Toptani”.

Po ashtu, ne synojmë që të vendosim kontakte të drejtpërdrejta mes autorëve dhe lexuesve. Për këtë arsye, lexuesit do të gjejnë autorët e tyre të pëlqyer në stendat e panairit “Ditët e librit” dhe kanë mundësinë që të marrin librat e tyre me nënshkrime. 10 ditë e para kanë në fokus letërsinë për fëmijë, prandaj ne do të mbështesim autorët shqiptarë si Rudina Çupi, Rovena Rroshani, Rejv Dervishi, Anila Mullai, Ana Tisi, etj. Më tej, do të jenë në fokus edhe autorë të tjerë të letërsisë bashkëkohore shqipe.

Prilli shënon momentin më të bukur për Bukinist.al sepse shpallen fituesit për votimet online tek blogu Leximtari për librin më të mirë të botuar gjatë vitit 2021 nga entet tona botuese, në gjashtë kategori: Libri për fëmijë, poezia shqipe, romani shqip, romani i përkthyer, libri non-fiction dhe libri i motivimit dhe zhvillimit personal. Fituesin e parë do ta zbulojmë më 2 prill ku do të shpallin librin më të mirë për fëmijë, të botuar gjatë vitit të kaluar. Më datën 23 prill, pikërisht në vigjilje të Ditës Botërore të Librit, – do të shpallin edhe fituesit për pesë kategoritë e tjera. Lajmet për fituesit në gjashtë kategoritë do të ndahen me miqtë tanë në mjediset e panairit Ditët e Librit përgjatë gjithë kësaj periudhe.

Gjatë Ditëve të Librit në kryeqytet do të ketë edhe shumë surpriza të tjera si quize dhe lojëra me lexuesit, konkurse me përshtypje me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme. Bashkë me Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, më datën 26 prill do të vijojmë me shpalljen e fituesve të konkursit “Jam libër – jep përshtypjen për librin që të ka pëlqyer më shumë”.

Për këtë arsye, panairi Ditët e Librit mirëpret të gjithë fëmijët, nxënësit e shkollave, studentët dhe lexuesit e kryeqytetit që të bëhen pjesë të kësaj feste librore në zemër të Tiranës.

Aktiviteti “Ditët e Librit” organizohet nga Bukinist.al, pjesë e kompanisë Aladini Trade Partner dhe nga Qendra Toptani, pjesë e grupit “Gener 2”, në misionin e bukur për të promovuar librin shqip dhe procesin e leximit në të gjitha hapësirat ku jetojmë dhe punojmë. Bukinist.al me partnerët e tij si Balfin Grup ka zhvilluar evente të tjera si “Book Fest”, “Pazari i Librit”, “Magjia e Librit” të cilat i kanë dhënë optimizëm tregut të librit dhe komunitetit të botuesve shqiptarë.

Leximtari

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0