Prezencë lëndësh kancerogjene, ndalohen në disa vende të BE akulloret Mars, Snickers, M&M dhe Twix - Business Magazine Albania

Prezencë lëndësh kancerogjene, ndalohen në disa vende të BE akulloret Mars, Snickers, M&M dhe Twix

lëndësh kancerogjene

Një lëndë toksike është zbuluar së fundmi në një sërë produktesh të ëmbla ushqimore, më së shumti akullore dhe biskota. Alarmi ka nisur fillimisht nga autoritetet e kontrollit ushqimor në Francë dhe Belgjikë, dhe më pas është përhapur dhe në vende të tjera të Bashkimit Europian.

Produktet në fjalë i përkasin kryesisht kompanive të mëdha të tilla si Snickers, Smarties, M&M’s, Lion, Nestlé, dhe Pilpa. Për këtë rrezik janë njoftuar dhe të gjithë distributorët kryesorë të këtyre firmave dhe një listë e plotë e përditësuar me këto produkte të rrezikshme ushqimore mund të gjendet në linkun: Liste-produits-ETO-2021-hors-sesame

Vlen që të theksohet se këto produkte janë ndaluar edhe në vendet e tjera të rajonit, të cilat nuk janë anëtare të Bashkimit Europian, të tilla si Serbia dhe Qipro.

Lexoni: Administrata e ushqimeve dhe barnave në SHBA lejon marketimin e produkteve IQOS

Ministri i Shëndetësisë i Qipros është shprehur për mediat se kishin marrë informacion që disa seri të produkteve të akulloreve Bounty, Snickers dhe Twix, të cilat gjendeshin në treg janë të kontaminuara me një lëndë kancerogjene, oksidin e etilenit, dhe janë ndaluar që të tregtohen.

Oksidi i etilenit, i cili është i ndaluar në vendet e BE, është një gaz pa ngjyrë, i cili merr flakë shumë lehtë, dhe përdoret në industrinë ushqimore si një sterilizues. Sipas ekspertëve ai ka aftësinë që të dëmtojë ADN-në si dhe të shkaktojë kancer.

Po ashtu, njëkohësisht me vendet e BE-së, edhe autoritetet e ushqimit në Serbi kanë urdhëruar tërheqjen e këtyre produkteve nga tregu. Sipas tyre oksidi i etilenit E410, i cili përdoret në shumë prodhime akulloresh të tilla si Mars, M&M, Snickers dhe Twix, është i ndaluar që të përdoret në ushqimet që tregtohen brenda BE-së sepse klasifikohet si një substancë që shkakton mutacione gjenetike, është karcerogjene si dhe është toksike për riprodhimin.

Është e rëndësishme që masa urgjente të merren edhe nga autoritetet shqiptare, sepse këto produkte janë të përhapura gjerësisht në treg sidomos gjatë muajve të verës.

/alert.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0