Prezantoni idenë tuaj të biznesit në konkursin AgroChallenge

Prezantoni idenë tuaj të biznesit në konkursin AgroChallenge

AgroChallenge
  1. Qeveria Gjermane nëpërmjet GIZ, mbështet Shqipërinë duke përmirësuar kapacitetin dhe performancën e të rinjve në fushën e sipërmarrjes, që lidhet me bujqësinë, nëpërmjet projektit SDR Albania, zbatuar nga instituti ADRIAPOL.

AgroChallenge është një konkurs idesh biznesi, i cili do të zhvillohet në katër qytete në Shqipëri. Qëllimi i këtij konkursi është që t’iu vijë në ndihmë të rinjve, të cilët kanë një ide biznesi në fushën agro dhe dëshirojnë që t’a zhvillojnë atë më tej.

Kush mund të aplikojë?

Çdo i ri, i cili ka një ide biznesi ose ka një biznes në fushën agro dhe idenë e tij dëshiron ta prezantojë në aktivitetet, që do të mbahen në: Tiranë, Korçë, Shkodër dhe Vlorë.

Për çfarë konkurrohet?

Fituesi i konkursit lokal (në çdo qytet) dhe konkursit kombëtar do të ketë mundësinë të marr pjesë në konkursin “GLOBAL AGRIPRENEURS SUMMIT”, i cili zhvillohet në Greqi.

Si mund të aplikoni?

Për të marr pjesë në këtë konkurs duhet të plotësoni të dhënat tuaja duke klikuar këtu. Personat, që do të përzgjidhen do të kontaktohen me e-mail/ telefon për të mbajtur pitching përpara një jurie, e cila përbëhet nga sipërmarrës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0