“Praktika është çelësi i të qënurit një udhëheqës i shkëlqyer” - Business Magazine Albania

“Praktika është çelësi i të qënurit një udhëheqës i shkëlqyer”

“Praktika është çelësi i të qenurit një udhëheqës i shkëlqyer”

David Finkel, Autor

Çdo ditë ka gjithmonë diçka që mund ta përmirësosh. Si trajner biznesi, flas me mijëra lidera çdo vit. Pronarë të shkëlqyer të biznesit që kanë ndërtuar dhe shkallëzuar biznese për t’i shërbyer industrisë dhe klientëve të tyre. Megjithatë, pothuajse të gjithë me të cilët flas, dëshirojnë që  të jenë udhëheqës më të mirë në çdo aspekt.

Pavarësisht nëse kjo do të thotë të jesh në gjendje të stërvitësh dhe mbështesësh anëtarët e ekipit, të punësosh në mënyrë më efikase, të punosh me shitës të jashtëm për të marrë rezultatet më të mira të mundshme, ose diçka tjetër, gjithmonë ka diçka të cilën dëshirojnë të mund të përmirësojnë. Kështu që sot unë dua të ndaj me ju konceptin e “praktikës së qëllimshme”, dhe mënyrën se si unë dhe pronarët e tjerë të biznesit e përdorim atë për t’u bërë më të mirë në udhëheqjen e ekipeve tona.

Lexo:16 Mënyra se si të shokoni dhe të habisni klientët

1.Zgjidhni aftësinë që dëshironi të përmirësoni

Hapi i parë për një praktikë të qëllimshme është të vendosni saktësisht se për çfarë dëshironi të përmirëhesoni si udhëheqës. Dëshironi të jeni me të vërtetë të qartë dhe konciz pikërisht në atë që doni të përmirësoni gjatë muajit ose tremujorit të ardhshëm. Drejtori im i marketingut, për shembull, dëshironte të bëhej më i mirë në punën me shitës të jashtëm dhe identifikimin kur ka vonesa në komunikim ose boshllëqe që mund të ndikojnë në performancë. Kështu që vendosi të ulej një herë në javë dhe të vlerësonte në një shkallë nga 1 në 10 sesi po zhvillohet komunikimi me secilin nga shitësit e jashtëm, së bashku me çdo vëzhgim ose problem që ka vërejtur gjatë shtatë ditëve të fundit. Për ju, mund të jetë diçka ndryshe. Kryesorja është të jesh specifik.

2.Jini të vëmendshëm

Hapi tjetër për një praktikë të qëllimshme është të keni kujdes për veprimet ose vëzhgimet tuaja rreth sendit në fjalë. Në shembullin e mësipërm, drejtoresha ime e marketingut i kushton 10 minuta në javë rishikimit të kanaleve të komunikimit të shitësve. Kjo zakonisht shkon krah për krah me raportet tona që bëjmë çdo javë. Gjatë asaj kohe, ajo mund të kuptojë se nuk ka marrë fare informacion nga një shitës i veçantë atë javë. Ajo mund të kuptojë gjithashtu se një shitës po bën një punë të mahnitshme për ta mbajtur në rregull dhe për ta azhurnuar atë sipas nevojës. Nëse ajo nuk do të merrte 10 minuta kohë për të menduar për secilin shitës dhe kanalet e tyre të komunikimit, informacioni i tillë ka shumë të ngjarë të kalonte pa u vërejtur.

INC:DAVID FINKEL

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0