Portretet dhe “selfie-t” e krijuar nga Inteligjenca Artificiale po "pushtojnë" internetin - Business Magazine Albania

Portretet dhe “selfie-t” e krijuar nga Inteligjenca Artificiale po “pushtojnë” internetin

Këtë javë, miliona njerëz u ndeshën ballë për ballë me versionet e tyre të krijuara nga Inteligjenca Artificiale falë aplikacionit “Lensa”, i cili përdor mësimin e makinerive për të nxjerrë ilustrime bazuar në fotot që ofroni. Njerëzit erdhën në mediat sociale për të reflektuar sesi portretet i bënin ata të ndiheshin – dhe kush mund të humbasë kur arti i Inteligjencës Artificiale bëhet i përhapur.

“Unë mendoj se kam një imazh mjaft të mirë për veten, por i shikova imazhet dhe mendova, ‘Pse dukem kaq mirë?”, tha James, një transmetues në platformën “Twitch”, “Mendoj se ka perfeksionuar shumë nga gjërat që urrej tek fytyra ime.”

“Lensa”, një aplikacion për redaktimin e fotografive dhe videove nga “Prisma Labs”, ka ekzistuar që nga viti 2018, por shkarkimet e tij në mbarë botën u rritën në qiell pas lançimit të funksionit të tij “avatarët magjik” në fund të nëntorit, sipas firmës analitike Sensor Tower.

Lexo edhe: Rreziqet e mundshme që vijnë me Inteligjencën Artificiale

Aplikacioni pa 4 milionë instalime në pesë ditët e para të dhjetorit krahasuar me 2 milionë në nëntor, duke u ngjitur në krye të listave në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google. Konsumatorët shpenzuan 8.2 milionë dollarë në aplikacion gjatë asaj periudhe pesë-ditore, raporton Sensor Towers.

Aplikacioni bazohet në abonim dhe kushton 35,99 dollarë në vit, me një tarifë shtesë prej 3 deri në 12 dollarë për paketat e avatarëve.

Aplikacioni funksionon në mënyrë të tillë. Ju ngarkoni tetë deri në dhjetë foto personale me fytyrën që mbush pjesën më të madhe të kornizës dhe askush tjetër në foto, dhe Lensa do t’i përdorë fotot për të trajnuar një model të mësimit të makinës. Më pas, modeli gjeneron imazhe të bazuara në fytyrën tuaj në stile të ndryshme artistike si “anime” ose “princeshë zanash”.

Disa njerëz u mrekulluan se sa të bukura apo të sakta dukeshin portretet. Të tjerë shpërndanë imazhe të ngatërruara me tipare të shtrembëruara të fytyrës ose gjymtyrë që dalin nga kokat e tyre, një rezultat për të cilin aplikacioni Lensa ju paralajmëron gjatë procesit të ngarkimit të fotove.

Trendi ngriti gjithashtu shqetësime për barazinë e imazheve të krijuara nga Inteligjenca Artificiale , efektet mbi artistët profesionistë dhe rrezikun e shfrytëzimit seksual.

Aplikacioni ka hapur shumë debate në internet. Mbi të drejtat e punës së artistëve digjitalë, mbi nuditetin që mund të gjenerohet nga aplikacioni dhe mbi faktin se sa i rrezikshëm mund të jetë përdorimi i Inteligjencës Artificiale në kushtet kur portretet e krijuara janë identikë shpeshherë me ndërveprimin e njerëzve realë./ The Washington Post

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0