Porositja e ushqimit nuk duhet të jetë një proçes i komplikuar e i vështirë, ku linja e telefonit të jetë gjithmonë e zënë, ku harxhon kohë dhe energji duke u dashur të shpjegosh adresën e shtëpisë çdo herë.
Baboon mbush plot 4 vjeç këtë 5 shkurt dhe përfaqësuesit e kompanisë bëjnë bilancin:
✓ 300+ restorante 🏠
✓ Vlerësim mesatar prej 4.6/5
✓ 200.000+ downloads
Në këtë pikë, Babbon ka fituar besimin te vetja për të bërë hapa edhe më të mëdhenj. Përfaqësuesit e saj thonë se janë besimplotë që do mund të sjellin surpriza pozitive në vitin e pestë.
“Katër vite kaluan shpejt dhe falë feedback-ut pozitiv jemi më shumë se kurrë të përkushtuar për tu përmirësuar dhe investuar në teknologji. Këtë jemi përpjekur të bëjmë në Shqipëri duke qenë food delivery i parë, të shtrojmë rrugën për kompani e entrepenuers të tjerë. Çdo hap i proçesit për çdo hallkë të ekuacionit të jetë sa më i lehtë dhe i kënaqshëm që të jetë e mundur”, theksojnë drejtuesit e Baboon.
Siç George Bernard Shaw ka thënë: “Nuk ka dashuri më të sinqertë se sa dashuria për ushqimin”, ndaj këtë ditëlindje, Baboon ka vendosur ta festojë me dashuri duke sjellë një ofertë
Këtë 5 Shkurt 2020, Baboon ofron 30% ulje në çdo porosi në të gjitha restorantet.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto