Pokemon Go, një kurë për autizmin - Business Magazine Albania

Pokemon Go, një kurë për autizmin


E kanë cilësuar si loja që po çmend botën, por Pokemon Go nuk ofron vetëm argëtim, ose në rastin më të keq gjoba për kundravajtje apo edhe hyrje në pronën private vetëm për të kapur krijesën virtuale.

Së fundmi, ekspertët e shëndetësisë thonë se loja ndihmon fëmijët me autizëm dhe me sindromën Asperger për të zhvilluar aftësitë e tyre duke u përmirësuar jetën sociale dhe vendimarrjen.

Ian është një 12-vjeçar me sindromën Asperger dhe për të mungon motivimi për të dalë jashtë dyerve të shtëpisë. Por tani, kur bëhet fjala për të kapur një Pokemon, Ian merr nismën për të dalë jashtë dhe për të komunikuar me bashkëmoshatarët e tij.

Por Ian nuk është i vetmi i cili dëshmon përmirësimin nga Pokemon Go. Austin, një 16-vjeçar nga Pensilvania, është i gatshëm të marrë në dorë telefonin dhe të dalë të kërkojë krijesën virtuale të Pokemonit sipas orientimit.

Ekspertët thonë se “Pokemon GO” rrit aftësitë e fëmijëve me autizëm për të krijuar pavarësinë, si edhe për të marrë guximin të dalin vetëm nga shtëpitë e tyre. Ali Perryman, psikiatre në profesion, thotë se fëmijët me autizëm janë më tepër të prirur për të ndjekur aktivitetet elektronike sesa ushtrimet tradicionale me lapsa , ngjyra dhe letra.

E njëjta gjë mund të thuhet për fëmijët me sindromën Asperger. Edhe pse ata posedojnë një nivel mesatar inteligjence, u duhet të luftojnë me komunikimin. Prindërit e këtyre fëmijëve pohojnë se “Pokemon GO” ka ndihmuar fëmijët e tyre të rrisin interaktivitetin me shokët.

 

/ burimi: Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0