Po nisni një biznes? 5 pyetje mund t'ju vijnë në ndihmë në fillim

Po nisni një biznes? 5 pyetje mund t’ju vijnë në ndihmë në fillim


Sa para keni nevojë për të filluar diçka të re?  Sipas një studimi  rezulton se dhjetë vjet më parë, kostoja mesatare e fillimit të një biznesi ishte 31.150 dollarë, Kosto që sot duket shumë e madhe. Ndërsa ka biznese që ende kërkojnë shumë para për t’u ngritur, 42% e personave që u pyetën rreth kësaj gjatë vitit 2018, u shprehën se u është nevojitur më pak se 5.000 dollarë.

Këto pesë pyetje mund t’ju ndihmojnë të vendosni buxhetin tuaj të fillimit.

Çfarë lloj biznesi doni të filloni? Po shisni një produkt apo shërbim?
Nëse po shesin një produkt, fillimisht do të keni nevojë për shumë para për të siguruar lëndët e para për krijimin e produktit, pajisjet dhe hapësirën, ku do të zhvilloni biznesin, njerëzit që do të punojnë.  Do t’ju duhet shumë kohë për t’u marrë me menaxhimin dhe marketingun e biznesit.

Nëse po shisni një shërbim urime. Do ta keni më të lehtë të nisni sipërmarrjen tuaj.

Të mirat

  • Fillimisht nuk duhet t’ia besoni askujt punën tuaj veçse vetes tuaj.
  • Duke punuar nga shtëpia ju mund të kurseni paratë që do të shpenzonit për zyrën
  • Nëse jeni ekspert i fushës së marketingut, nuk do të shpenzoni shumë për këtë pjesë.

Të këqijat

  • Mund të jetë më e vështirë dhe e shtrenjtë të punësoni shumë njerëz për të siguruar rritjen e kompanisë.

Sa njerëz  ju duhen  fillimisht për të drejtuar kompaninë tuaj?

Nëse po drejton një biznes të bazuar tek shërbimi mund të nisni vetën, pasi kjo është më e lehtë. Nëse po drejtoni një biznes me bazë produktesh, familja dhe miqtë tuaj mund t’ju vijnë në ndihmë. Gjithësesi, edhe për këtë pjesë duhet të paguani stafin qoftë me kohë të plotë apo të pjesshme. Numri në rritje i tregjeve online ofron ndihmë të menjëhershme në mënyrë specifike.

Lexo:Si të mbroni dëmtimin e biznesit tuaj nga partneriteti

Ku do ta zhvilloni biznesin tuaj?
Po kërkoni një vend të lirë dhe të mirë për të jetuar? Vendi ku do të jetoni apo zhvilloni biznesin tuaj do të ndikojë në rritjen dhë zhvillimin e tij.

Nëse jeni fokusuar në një qytet të shtrenjtë, me popullsi të dendur, është koha të  jeni krijues. Të bësh biznes në një qytet të madh dhe të zhvilluar do të thotë të punosh me strategji të zgjuara  për të ulur kostot.

Sa shpejt keni nevojë të merrni produktin ose shërbimin tuaj në treg?

Nëse shpejtësia është gjithçka, atëherë ju duhet të nxitoni pasi keni mjaftueshëm konkurentë për të hyrë në treg. Ideja e biznesit është thelbësore. Është koha të mendoni për prodhimin, bioteknologjinë, financën ose biznese të tjera të teknologjisë së lartë. Nëse jeni të gatshëm të jeni i ngadaltë dhe i qëndrueshëm, mbërthejini ato me finesë. Mbledhja e fondeve është e vështirë dhe kërkon. Në sondazhin e zhvilluar mes 5000 themeluesve të kompanive thanë se kishin përdorur financim për të filluar biznesin e tyre, 43% thanë se përdorën kursime dhe 15% thanë se përdorën karta krediti ose kredi nga familja dhe miqtë. Disa themelues nuk marrin asnjë investim nga jashtë dhe përsëri kanë sukses. Nëse ju duhet një mënyrë për të gjetur para shërbeju klientëve në mënyrën më të mirë.

Sa kohë mund ta përballoni të punuarit pa asnjë pagë?
Nëse keni nevojë për një rrogë të menjëhershme ju duhet të mbani punën tuaj. Vetëm 28% e CEO-ve thanë se filluan të paguhen menjëherë. Mos llogarisni një pagë të madhe. Nëse mund të jetoni për një vit pa pagë ju jeni në gjendje më të mirë. Nga anketa mes 5000 startup-e,  31% thanë se kanë pritur 12 muaj për të filluar pagesën e tyre, ndërsa 18% kanë pritur dy vjet.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0