Në këtë gjëndje, pasi janë urdhëruar të mbyllen lokalet, transportet publike, restorantet, palestrat, diskot, do të mbyllen edhe klinikat dentare.
Lexo: Çfarë do të ndodh me Fasoneritë në Shqipëri
Urdhri i Stomatologut iu ka bërë thirrje dentistëve që të mbyllin klinikat e tyre dentare deri në datën 3 prill, si masë parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.
Njoftohet se shërbimet e urgjencës të kryhen vetëm konform protokollit të Organizatës Botërore të Shëndetit.
Bëni kujdes dhe respektoni këto urdhëra për t’u mbrojtur ju dhe personat e tjerë rreth jush.