Po ku je mër ti se s’lash vend pa të kërkuar!

Po ku je mër ti se s’lash vend pa të kërkuar!

 

 

Shkruar nga Gazmir Ferhati, Kontributor 

Isha zotuar se nuk do të lexoja lajme gjatë periudhës që nuk jam në Shqipëri. Çdo ditë e më shumë kuptoj se njeriu paska nevojë edhe për një agjërim të këtillë për të rehabilituar mendjen. Por, tundimi për të ngjyer gishtin në “mjaltin” e lajmeve shqip ishte më i fortë se zotimi.

Tek po kaloja në LinkedIn disa artikuj, vëmendjen ma tërhoqi pikërisht ky: Shqipëria vend pa mundësi për të rinjtë, ja çfarë thonë vetë ata

Artikulli flet se si të rinjtë shqiptarë nuk shohin asnjë të ardhme e mundësi, e se si nga shkolla përfundojnë në kafenetë më të preferuara. Ju them, është keq kur lexon një artikull si ky në orët e vona të mbrëmjes. Atëhere kur duhet të përgatisësh mendjen për procesin e rëndesishëm të gjumit. Është keq sepse menjëherë fillon e mendon për të vërtetat e artikullit. Jo vetëm për të vërtetën e mungesës së perspektivës së rinisë, por për faktin se si ҫdo gjë tjetër në Shqipëri edhe për ketë temë flitet shumë dhe veprohet pak.

E themi: -Po, duhet më pak fjalë e më shumë punë.  Qeveria, njerëzit e saj duhet të punojnë më shumë që kjo të ndodhë, etj, etj… Pyetja që të vjen në mendje është: Po individi vetë ҫfarë bën? Çfarë bëjnë ata djem dhe vajza që e kanë kuptuar se këtu nuk ka perspektivë. Çfarë bën vetë rinia për t’i dhënë zgjidhje kësaj sëmundje? A e kanë kuptuar vërtetë faktin se nuk kanë perspektivë apo thjeshtë tentojnë të fshihen pas gishtit për të shtyrë edhe disa kohë ditët e parazitizmit kolektiv që ka ozurpuar vendin prej më shumë se 25 vitesh. Të mos shohësh perspektive nga sytë e rinisë është dhimbje koke për t’i bërë derman.

Në fakt duhet të jetë e thjeshtë apo jo? Lë të marrim një shembull. Nëse ty të dhemb një dhëmb shkon tek dentisti dhe e mjekon, në mënyre që të mos ngrihesh ҫdo ditë nga gjumi e të shtrihesh ҫdo mbrëmje me dhimbje ose më

e pakëta me aromë të keqe në gojë. Të bën të mendosh “a kemi ne një popull të tillë”? Me dhëmbë të prishura e që u mban goja erë, e cila është shumë e zënë me asgjë e që nuk ka kohë të shkojë as tek dentisti? E që aq shumë flasim sa e kemi qelbur vendin fare? Rini e breza, të cilët në thelb kanë fjalët e shumta boshe në kafene, lloqe kavaje, lokale, klube nate e resorte, ku faturat janë të kripura e vetëm një zot e di se me ҫfarë paguhen dhe e gjitha kjo duke punuar pak ose aspak?

Shoqëri e cila vetëm i mëshon tasit të ҫorbës e nuk e merr mundimin të bëjë asnjë tentativë të vendosë copëzën e qelqit në mozaikun e madh, perspektivën e tij, lëre më të vendit ku jeton. Mos vallë e kemi gjetur e është pikërisht kjo ajo të cilën duam “Pak punë e shumë llafe e kafe”? Po po duhet ta kemi gjetur. Mu mbush mendja se kjo është ajo të cilën duam. Jo për gjë po robi kur nuk është rehat e lëviz menderen, kur është sëmurë shkon te mjeku, kur I hahet hap frigoriferin, e Por meqë nuk lëvizim do të thotë se jemi rehat e në zullumin e parazitizmit nuk dimë ҫtë bëjmë e kur ulemi tek kafja pyesim kamarierin mos e ke parë gjë perspektiven të kalojë këtej sot?!

Dikush do të thotë po ku dimë ne, ose këta, ose ky popull! Jam i bindur se dimë ta bëjmë. Kam fakte se e kemi bërë në të kaluarën e largët e të afërt. Në fakt po e bëjmë ҫdo ditë që kalon. Nëse ke arritur deri këtu e po mendon se spo them ndonjë gjë të madhe apo të pa thënë më parë jam shumë dakort me ty. Edhe ti e di ketë. E ke menduar e ri menduar.

A je dhe ti dakord se: deri tani secili prej nesh është një kontribues i mirë i situatës ku ndodhemi. Janë pikërisht copëzat e xhamit që secili prej nesh ka gdhendur dhe vazhdon të gdhendë e vendosë në mozaikun e ideuar bukur prej natyrës e të punuar keq prej nesh?! Po, po, në fakt jemi vetë ne të cilët kemi kontribuar në gjendjen që jemi sot, e aq shtrembër ka

dalë imazhi në mozaik sa është vështirë e s’ka kurator që e drejton sido ta ketë emrin, BE, USA apo ku ta di unë.

Kemi punuar aq shumë duke shitur rehatinë e pa qënë, parazitizmin më saktë si objektivin kryesor të jetës e të ardhmes tonë. Vazhdojmë të ekspozojmë foto të kësaj rehatie sa që është bërë normale të ulemi në kafe e në rehatinë e karrigeve të buta të presim “perspektivën” të vijë e të na thotë “ku je mër ti se s’lash vënd pa të kërkuar”.

E vërteta është se këtë gjë kanë bërë edhe shumë prej individëve që sot shohin ende perspektivën nga dritarja e mëndjes se tyre madje më shumë se ditët e para. Personalitete nga të gjitha fushat e artit, biznesit bamirësisë, shkencës etj.

Këtë gjë bëri Ahmet Zogu, monarku i Shqipërisë. Këtë gjë bëri Ylli Popa, themelues i shkollës së parë të kardiologjise. Këtë gjë bëri Ismail Kadare që në moshë të vogël, Kadri Roshi, Robert Ndrenika, Samir Mane, Vasil Naci, Blendi Fevziu, Ylli Sula (Çelesi Media Group), Alfred Marku (Rapsodia), Altin Prenga (Mrizi i Zanave), Arbër Hajdari (Fundjavë Ndryshe).

Të gjithë këta e shumë të tjerë ishin ulur në kafe, thithnin nga tubi i hollë lëngun e tyre të preferuar e nxirrnin në Instagram fotot me filtra. Pikërisht këtë bëri edhe Aneida Bajraktari Bicja (themeluese dhe partnere e Balkans capitalFinancial services), Alketa Vejsiu (moderatore, sipërmarrëse), Gerti Selenica (baboon.al),

Mergim Cahani (Gjirafa.com), Gerti Boshnjaku (Neë Media Communications, Business Magazine Albania) e shumë të tjerë, të cilët dua t’i përmend, por kam merak se do kalojë 5 minutëshi pa i hedhur nje sy instagramit e nuk do e lexosh ç’kam shkruar.

Sigurisht që në rehatinë e karriges se tij i riu shqiptar, i cili nuk sheh asnjë perspektivë në parazitizmin që e karakterizon, me sytë nga “qielli” shtatë ose tetë inch (njësi matëse) që ka në dorë (smart phoni), të thotë: po të isha dhe unë Samir Mane apo Vasil Naci e po të kisha QTU e Pepsi do e shihje t’i çdo bëja.

Pikërisht këtu qendron çelësi. Se në të vërtetë edhe z. Mane, z. Naci, Aneida, Gerti, Alketa, Mërgimi e kanë nisur një ditë nga zero. Një ditë ata vendosën në tokë tullën e parë të koloseut që kanë sot. Se pa vënë tullën e parë nuk vë dot të dytë, e nuk e ngre dot murin e perspektivës. Individë si këta janë prova e së vërtetës, se tja nisësh nga zero është e vështirë, por funksionon. Dhe më e veshtirë se mungesa e burimeve është të bësh hapin e parë. Të ndalosh së menduari

e filozofuari e të fillosh të punosh. Këta janë prova e vërtetë e “mjaft me fjalë dhe futju punës”. Ata nuk ndejtën duke u qaravitur kafeneve të qytetit a fshatit, përkundrazi panë perspektivë aty ku shumica nuk shihnin e shohin

asgjë veç se sa jeshil është kopshti i tjetrit në instagram e facebook. Këta janë personalitete, të cilët nuk u mjaftuan vetëm duke parë ëndrra, por ja nisën punës. Sigurisht, nuk ishin të qartë si qelqi se si do të mbërrinin ku janë sot. Nuk kishin as masterplanin më të mirëpërpiluar e as miliona dollarë për ta zbatuar. Ajo ҫfarë ata kishin dhe kanë ende sot

janë këllqet të vendosnin tullën e parë e të punojnë shumë çdo ditë. Siҫ ka thënë edhe Gordon Hinckley, “pa shumë punë asgjë e bukur nuk rritet, veҫ ferrave”´. Njerëz që kishin një synim tjetër. Ata donin të ndihmonin njerëzit në vendin dhe vendin e tyre.

Ermal Mamaqi, që shumë prej nesh e quajtëm një “lolo televizioni”, i cili sot në sajë të punës së madhe, jo vetëm asaj televizive, e nisi me shumë vështirësi, nga nevoja e madhe për të ndihmuar familjen e tij. Sot, ai është “sipërmarrës” i suksesshëm, e ka shtepinë te Rolling Hillsat e nuk rri me mamin dhe babin e pret perspektiven ta zgjojë nga gjumi.

e nuk rri me mamin dhe babin e pret perspektiven ta zgjojë nga gjumi.

Njërëz të tillë, nuk ndejtën orë të tëra pa gjumë në rrjete sociale ose klube, kafene e diskoteka por ndejtën pa gjumë duke skalitur vizionin e ëndrrës së tyre, duke punuar atëherë kur të tjerët flinin për të gdhendur copëzën e xhamit të mozaikut të tyre.

Nëse secili prej nesh, polici, punonjësi i administratës, mjeku, fatorino i autobuzit, inspektori i higjenes apo i AKU-së, veterineri, bujku, apo fermeri etj. do të mendonin e punonin kështu për të nesërmen dhe jo vetëm për të sotmen, e do të gdhendin copën e tyre të xhamit me shumë kujdes, perspektiva do të ishte më e qarte, ajo do të trashëgohej mbi baza të shëndosha nga brezi në brez.

Por, meqë është e vështirë të ndryshojme brezin e vjetër a jemi në kohë të nisim mbarë me brezin e ri? Kam frikë se brezi i ri, pa dashur t’i fus të gjithë në një thes, jo se nuk di por thjeshtë nuk do të ketë perspektivë ndryshe nga kjo që ka sot. Perspektivë si kjo e botës ireale të partive politike e rrjeteve sociale që sjellin mykjen e mëndjes, mendimit e si pasojë veprimit për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Është koha kur duhet të ndalojmë së prituri fatin në kafene. Ai rrallë herë kalon nga rruga ku jemi ulur sot. Por, të ngrihemi e të kërkojmë atë. Ky duhet të jete synimi mbi të gjitha. Mark Aureli ka shkruar se “Vlera e një njeriu nuk është më e lartë se synimi që ai ka”.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0