A po fuqizohen bizneset shqiptare nëpër botë? - Business Magazine Albania

A po fuqizohen bizneset shqiptare nëpër botë?


Naim Dedushaj, ideator i themelit të rrjetit të Bizneseve Shqiptare të Diasporës në një intervistë për gazetën “Zëri” tregon se bizneset shqiptare, të cilat operojnë në katër kontinente të botës janë duke u fuqizuar nga dita në ditë. Sipas tij, rrjeti i bizneseve përveç Kosovës.

Zëri: Ka disa muaj që është hapur në Prishtinë Zyra e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare të Diasporës. Çfarë funksioni është duke kryer kjo ?

Dedushaj: Po, Zyra në Prishtinë është hapur që tre muaj. Kjo është zyrë koordinuese për investimet e të gjitha viseve shqiptare dhe është derë për investitorët e Diasporës ku ata mund të orientohen dhe të përkrahen për investimet e tyre. Pra, është zyra e parë që hapet nga vetë të pasurit e diasporës për Diasporën. Shpejtimi i hapjes së zyrës është bërë për shkak të një organizimi të fuqishëm që ne kemi pasur në Nju Jork. Por, hapja zyrtare e Zyrës së Rrjetit të Bizneseve do të bëhet në një të ardhme të afërt, ku do të vijnë kryetarët e rrjetit të bizneseve nga mbarë bota, ku ne i kemi edhe zyrat tona.

Ideja e themelimit të kësaj organizate, rrjeti i bizneseve shqiptare më ka frymëzuar gjatë përvojës në punën time duke punuar në shtetet e Bashkuara të Amerikës për një dekadë, ku kemi lobuar për Kosovën dhe për çështjen shqiptare në përgjithësi. Aty kam parë sa mirë ishin të organizuar Hebrenjtë, por edhe komunitetet e tjera si Italianët, Polakët, Armenët, Irlandezët dhe dëshira ime ka qenë që edhe diasporën Shqiptare t’a organizojmë ashtu siç kanë bërë edhe komunitetet e tjera.

Pas themelimit të ministrisë së Diasporës në Kosovë, gjatë kohës së përgatitjes së strategjisë së diasporës 2013-2018 prezantova ketë projekt, këtë ide të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës, e cila është përkrahur fuqishëm nga Ministria e Diasporës në atë kohë dhe deri në themelimin e të gjitha rrjeteve, në vazhdimësi edhe me ministrin e ri.

 

burimi: shqiptari.eu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0