ExportOn është platforma e prezantuar sot në takimin mes qeverisë dhe biznesit eksportues. Në diskutim mori pjesë dhe kryeministri Edi Rama, i cili në qendër të fjalës, vendosi eksportuesin dhe përshtatjen e këtij sektori me standardet e Bashkimit Evropian.
Platforma ExportOn do të zhvillojë si matës i punës së përditshme të eksportuesve duke nxjerrë çdo fundvit një raport ku do të pasqyrohen volumet eksportuese. Kjo do t’i vijë dhe qeverisë në ndihmë për të adresuar nevojat si dhe vetë biznesmenët për të kuptuar lëvizjet e eksportit.
Peshën më të madhe e kanë produktet Made in Albania, që janë një pasaportë për rrugën drejt integrimit në BE. Kryeministri foli dhe për mbështetjen direkte të eksportuesve me dhënien e certifikimeve ndërkombëtare. Kjo do të jetë një ndihmë e madhe për bizeneset për tu integruar në Bashkimin Evropian.
“Mbështetja direkte që do të japim për certifikimet ndërkombëtare, ne e shohim si investim strategjik të shtetit, jo për t’i kursyer disa lekë, por për ta ndihmuar biznesin të integrohet më shpejt BE-së. Ashtu sikundër, edhe për të mbrojtur markën dhe pronësinë intelektuale të çdo prodhimi”, tha Rama.
Rama foli për rëndësinë e agro përpunimit, një hallkë e rëndësishme për sektorin e bujqësisë, ndërsa evidentoi si problematikë barrierat e logjistikës dhe procedurave të eksportimit, me qëllim uljen e kostove të transportit. Në ndihmë të kësaj problematike dpo të vijë digjitalizimi i shërbimeve.
“Të shkojmë pa humbur shumë kohë, me zero burokracinë e doganave, duke u mbështetur te digjitalizimi. Kemi vendosur instrumente të rinj financiarë, posaçërisht për ndërmarrjet eksportuese, duke ulur riskun e tyre përballë bankave tregtare, thithja e këtyre fondeve është e ulët”, tha Rama.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.