Platforma Akademia pranohet në programin Microsoft for Startups

Platforma Akademia pranohet në programin Microsoft for Startups

platforma Akademia

Microsoft for Startups është program unik që ndihmon kompanitë start-up të përshpejtojnë rritjen dhe në të njejtën kohë u mundëson kompanive të reja të përmirësojnë dhe ofrojnë shërbime më cilësore për klientët e tyre.

Lexo: OKB nis fushatën kundër deziformimit lidhur me COVID-19

Antarësimi në Microsoft for Startups nënkupton bashkëpunim të ngushtë mes kompanisë përfituese dhe Microsoft në shfrytëzimin dhe qasjen në teknologjitë e Microsoft, ekspertizën e tregut dhe përfitimet në komunitet. Ky program gjithashtu u siguron burime të dedikuara për të përgatitur ekipet e marketingut, shitjeve dhe zhvillimit softuerik.

Përmes këtij programi, Platforma Akademia ka siguruar fonde për të shfrytëzuar Azure Cloud dhe mbështetjen teknike, aplikacionet për të rritur produktivitetin si Office 365 Business Standard, Visual Studio Enterprise, GitHub Enterprise, Power BI Pro, Power Apps, dhe Power Automate.

Microsoft for Startups është një iniciativë prej 500 milionë dollarë, për të ndihmuar bizneset e reja të krijojnë, zhvillojnë dhe tregtojnë produktet digjitale në nivel të ndërmarrjeve.  Microsoft for Startups ofron përfitime për kompanitë partnere specifike. Disa përfitime të nivelit të lartë përfshijnë fonde për Azure Cloud, abonim falas Office 365 dhe statusin e shitjeve me përparësi në mesin e më shumë se 40,000 përfaqësuesve të shitjes në Microsoft.

Lexo: Realiteti i ri, hapja nga COVID-19 e vë botën përballë një tabloje tjetër

Platforma Akademia është themeluar në vitin 2016, me mision mbështetjen e institucioneve arsimore drejtë përmisimit të cilësisë dhe mbrojtjes së integritetit akademik. Në vitin 2018, Akademia ka publikuar versionin e parë të sistemit anti-plagjiaturë me aftësi kontrolli në gjuhën shqipe dhe ndërgjuhësor. Nga viti 2018 në vitin 2020, Platforma Akademia ka arritur të zhvillojë një ndër sistemet më të avancuara në botë në aspektin e cilësisë së kontrollit dhe është sistemi i vetëm në botë që mundëson kontrollimet ndërgjuhësore!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0