Realiteti i ri, hapja nga COVID-19 e vë botën përballë një tabloje tjetër

Realiteti i ri, hapja nga COVID-19 e vë botën përballë një tabloje tjetër

realiteti i ri

Lehtësimi i masave kufizuese kanë krijuar një mundësi sado të vogël për rikthimin të jetës sociale. Restorante, bare, muzetë kanë hapur dyert për qytetarët, por ndërsa hidhen hapat e parë të kujdesshëm, bota e jashtme duket e transformuar.

Lexo: OKB nis fushatën kundër deziformimit lidhur me COVID-19

Restorantet dikur të tejmbushura me klientë, tani për shkak të COVID-19, ofrojnë një përvojë komplet ndryshe. Tek “Da Enzo” në Romë, kamerierët nuk japin më menu, por një kod skanimi, dhe me anë të smartfonëve, klientët japin porositë e tyre.

Në Holandë, klientët që vijnë nga e njëjta familje mund të darkojnë së bashku – rreth një tryeze të ndezur me qirinj brenda një kasolle të vogël qelqi në brigjet e një kanali të Amsterdamit.

Dëshironi të shikoni një film pas darkës, por kinemaja është e mbyllur? Kinematë me makinë po shohin një ringjallje, në Lituani, Dubai dhe Shtetet e Bashkuara.

Për ata që i ka marrë malli të festojnë dhe vallëzojnë, gjermanët e kanë gjetur më së miri metodën e të festuarit, kur festuan me një dixhej në dhe muzikë të lartë në zonën e parkingut të makinave.

Kështu, qytetarët e kremtuan qoftë edhe për pak minuta lirinë e tyre. Nuk duhet harruar se pizhameve, mjekrave të gjata dhe mungesës së përgjithshme të kujdesit për pamjen e jashtme, tanimë po u afrohet fundi.

Euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0