Plani i zhvillimit i Vjosë-Nartë, nga konflikti mes turizmit dhe naftës tek interesi për agroturizmin - Business Magazine Albania

Plani i zhvillimit i Vjosë-Nartë, nga konflikti mes turizmit dhe naftës tek interesi për agroturizmin

Plani i zhvillimit i Vjosë-Nartë

Dy nga zonat më të bukura të vendit me pasuri të jashtëzakonshme natyrore janë bërë pjesë e një dokumenti të rëndësishëm zhvillimi.

Bëhet fjalë për Planin e Detajuar të Zonës me Rëndësi Kombëtare Vjosë-Nartë. Ky plan vë theksin së pari në ndikimin që do të ketë aeroporti i tretë ndërkombëtar në vend, ai Vlorës, i cili do të ndërtohet në zonën e Akërnisë si dhe potencialin që ka zona Vjosë-Nartë për turizmin. Plani merr në analizë thuajse gjithë pikat kryesore që shtrihen në këtë brez duke dhënë orientimin për secilën.

Dokumenti sjell në vëmendje së pari zonën e Poros.

“Vendndodhja strategjike, forma e sitit dhe karakteristikat e zonës sigurojnë mundësinë e zhvillimit të një vendpushimi unik dhe privat. Zona e Poros mbetet një nga vendet më pak të zhvilluara, kështu që bregdeti i Poros është i mbushur me rërë të virgjër të bardhë dhe bimësi karakteristike të asaj zone” thuhet në dokument.

Nga ana tjetër dokumenti zbulon edhe raportin e zhdrejtë që ekziston mes vendimmarrjeve të qeverisë e cila në njërën anë i jep prioritet turizmit dhe në anën tjetër miraton projekte që dëmtojnë këtë sektor. Një rast i tillë është ai me Novoselën dhe Vlorën.

Lexoni: Di Caprio thirrje politikës shqiptare të shpëtojë Vjosën

“Kjo zonë gërsheton një larmi kushtesh të përshtatshme për zhvillimin e turizmit si klimë të shëndetshme dhe kushte sociale e ekonomike të favorshme. Me gjithë rritjen e kërkesës për turizëm, kjo degë nuk është ende shumë e zhvilluar për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe planeve të përshtatshme urbane. Përveç kësaj duket se qeveria shqiptare nuk ka ende një strategji të qartë për zhvillimin e turizmit në zonën e Vlorës. Vendimet e fundit të qeverisë si kërkimi i naftës, krijimi i parkut industrial dhe energjetik e dëmtojnë perspektivën turistike të zonës” thuhet në dokument.

Plani nënvizon se të gjitha njësitë e sistemit natyror brenda kufirit të zonës së PDZRK Vojsë-Nartë, (me disa përjashtime), ruajnë kufijtë dhe përdorimet e parashikuara nga Planit të Përgjithshëm Vendor Vlorë. Në përgjithësi, në njësitë strukturore me përdorim natyrë nuk lejohen zhvillime të asnjë lloji, megjithatë nuk përjashtohet vendosja e strukturave të lehta të përkohshme për ofrimin e disa aktiviteteve dhe shërbimeve pranë zonave të plazhit.

Një tjetër element që sillet në vëmendje nga plani është pjesa e njësive të sistemit bujqësor me shërbime agroturistike. Territori i këtyre njësive sipas dokumentit shtrihet në sipërfaqe krejtësisht të pashfrytëzuara dhe shërben si një kalim gradual midis përdorimeve bujqësore dhe turistike.

“Përgjithësisht janë konceptuar të zhvillohen në formën e fermave të mëdha bujqësore të cilat mund të zhvillojnë aktivitetin e agroturizmit, vinotekave etj. Kështu këto ferma mund të specializohen në prodhimin dhe përpunimin e një produkti të vetëm dhe njëkohësisht të shërbejnë si vende atraksioni për kalimin e kohës të turistëve të zonës apo edhe qytetarëve nga Tirana Vlora dhe më gjerë. Zhvillimi i vinotekave, i fermave me pemëtari të ndryshme apo të hipizmit etj …do të shndërrojë zonën jo vetëm në prodhuese por edhe një markë për vendin. Brenda fermave mund të përfshihen aktivitete të shërbimit, restorantit dhe pjesërisht hoteleri për të plotësuar ciklin e aktiviteteve brenda parcelave të mëdha që shkojnë nga 5-10ha për territoret më pranë detit deri në 50-100 ha për fashën qendrore të të gjithë zonës në studim” vlerësohet në PDZRK.

/monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0