Pitch Bootcamp: "Zgjidh karrierën tënde. Jepi formë të ardhmes"

Pitch Bootcamp: “Zgjidh karrierën tënde. Jepi formë të ardhmes”


Youth Speak Forum dhe Pitch Bootcamp vijnë në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara në Shqipëri dhe Spark Agency dhe synojnë promovimin e të rinjve, forcimin e zërit të tyre, si forca kryesore që çon në realizimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, programit universal, transformues dhe të integruar që përbën një kthesë historike për botën.

Pitch Bootcamp është një program për përshpejtimin e karrierës që ndihmon studentët dhe të sapodiplomuarit të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të  njihen me disa prej kompanive më tërheqëse në botë. Gjatë pesë viteve të fundit programi ka përfshirë më shumë se 40 institucione udhëheqëse akademike dhe ka lidhur më shumë se 12,000 të rinj me më shumë se 1,500 kompani në 17 vende të ndryshme dhe kjo është hera e parë në Shqipëri.

DELOITTE është një nga kompanitë pjesëmarrëse në event e cila do t’iu ofrojë delegatëve shumë mundësi për të qenë më afër botës së tyre.

Për tu bërë pjesë e këtij bootcamp regjistrohuni në linkun: bit.ly/PBYSF dhe merrni CV-në tuaj me vete.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0