Pilotët e Delta janë duke përdorur një aplikacion të ri, që ndihmon në shmangien e turbulencave - Business Magazine Albania

Pilotët e Delta janë duke përdorur një aplikacion të ri, që ndihmon në shmangien e turbulencave


Delta ka bërë një hap të madh përpara në përmirësimin e teknologjisë të saj me një gjurmues të ri për turbulencat, që po ndihmon në reduktimin e gjurmëve të karbonit dhe për t’u dhënë konsumatorëve një rrugë të qetë. Në një postim në blog, Delta Air Lines e zbuloi suksesin e saj të ri. U lançua në prill, Aplikacioni Delta Flight Weather Viewer, që u jep pilotëve në kohë reale leximin e radarit për rrjedhën e  ajrit dhe parashikimin se ku turbulencat do godasin aeroplanin.

Pilotët shkruajnë të dhënat e tyre për planin e fluturimit dhe aplikacioni u jep atyre një hartë të koduar me ngjyraqë që tregon se ku mund të priten turbulencat, dhe mund t’i ndihmojë ata të marrin vendime  për t’i shmangur ato. Në mënyrë tipike një pilot ka vetëm katër opsione: të ngjitet, të zbresi, të ngadalësojë, apo të ndryshojë rrugën.

Sipas Delta-ës, të dhënat janë “përshtatur sipas llojit të avionit, pasi turbulencat prekin një 737 ndryshe nga një A330 shumë më të madh. Çdo gjë është në kohë reale, në sajë të lidhjes të shpejtë dhe të sigurtë nëpërmjet Gogo-së , në vend të sistemit dixhital tradicional ACARS që ka qenë që nga fundi i viteve 1970. ”

Aplikacioni është krijuar për Delta-ën nga ‘Basic Commerce and Industries’, një kontraktues i mbrojtjes që ka zhvilluar teknologjinë për FAA, si dhe sistemet e mbrojtjes nga raketat dhe transportuesit e avionëve. Gjithashtu po punohet për të shtuar karakteristika në aplikacion, që do të lejojë pilotët të zbulojnë rrufetë, breshërin dhe hirin vullkanik.

Teknologjia e re po përdoret për të krijuar raporte në kohë reale për turbulencat dhe parashikimet e motit. Asaj i është dhënë patenta dhe njihet nga FAA dhe ‘Qendra Kombëtare për Hulumtimet Atmosferike’. Delta gjithashtu ka postuar një infographic të quajtur ‘Delta Talks Turbulence’ në faqen e saj që shpjegon shkaqet e turbulencave.

Sipas Projektit nga Nasa për Parandalimin e Aksidenteve të motit, turbulencat iu kushtojnë linjave ajrore $100 milionë për çdo vit në kosto shtesë të karburantit. Kjo është edhe një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve dhe dëmtimeve nga fluturimet. Në fillim të këtij muaji, turbulencat e rënda kanë plagosur 22 pasagjerë dhe dy anëtarë të bordit të ekuipazhit gjatë një fluturimi të JetBlue që u detyrua të bënte një ulje emergjente në qytetin Rapid, në Dakotën e Jugut.

 

burimi: Fortune

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0