Piceri "CI RITORNO" simbioza e re e kuzhinës italo shqiptare

Piceri “CI RITORNO” simbioza e re e kuzhinës italo shqiptare


Shpërndarja e picave falas për të gjithë, nis me një ftesë për të festuar në shëtitoren “Vollga” të qytetit të Durrësit.

Një portë e hapur pritëse e Picave, pranë ëmbëlsirave të Çelës, të thërret me muzikë italiane me motivin e rikthimit “Ci ritorno” në qendër të piacës bregdetare.

Sot, statusi i një kuzhineri të talentuar në shoqëri, mund të jetë edhe më i rëndësishëm praktikisht se i një politikani apo drejtuesi sportiv.

Menuja e zgjedhur relaksuese e shef Qazim Xifaj, në përurimin e picerisë me furrë druri, është edhe ajo e sallatës me fruta deti, peshqit në furrë dhe antipastat si të ftohta edhe të ngrohta. Nga kuzhina e traditës kombtare kuzhinieri durrsak ndalet te byrekët me erëza, tava e baltës e Elbasanit dhe japrakët. Martesa shqiptaro italiane sipas tij qëndron tek miksimi i picës me rajonin e Durrësit, kjo është “Pica Durrësi” ose “Pizza Durrazzo”, recetën e të cilës nuk mund ta zbuloj tani herët.

Në variacionet e pjatave të realizuara me pasion, filtrave të kuzhinave Perëndimore e Lindore të prurjeve nga emigrantët, po gjallon një konkurrencë e shëndetshme në këtë zeje kaq të ndjeshme për publikun.

“I sugjeroj kuzhinerëve të rinj të ruajnë e të kenë si yll polar pasionin, sepse kuzhina është art dhe kuzhinierët për mua janë si artistë të cilëve u duhet qetësi dhe relaks.”

Në krahun e djathtë të Shef Qazimit, qëndron aleati i tij më i mirë, menaxheri Elvis Arifi, i cili nuk ngurron të tregojë kualitetin e ri të shërbimit dhe prurjeve të kuzhinës mes dhjetëra të ftuarve. Ata janë tubuar gëzueshëm si në një martesë apo ditëlindje të pemës së familjes.

“Çdo njeri, thotë Elvisi, mund të kërkojë masën e tij të picës me risinë e “Pizza a Metro “, pra pica e shtrirë në gjatësi.
Pica më e re e krijuar në formë artizanale nga picieri Fadil Vrioni, në zonën më të frekuentuar të pedonales së Epidamnusit antik, mbështetet mbi kolonat e përvojës në Itali të realizuesit të kësaj “shtëpie mikpritëse të Picës”.

Gjithashtu kjo nënkupton edhe praninë e shefave italianë të kuzhinës krahas atyre shqiptarë, në ndërthurjen e dijeve mbi shijet dhe aromat e të dy vendeve dhe të përbashkëtat e tryezave.

E kuqja, jeshilja dhe e bardha treten natyrshëm mbi një truall Kuq e Zi ngjyrash e njollash në dekorin festiv të Picerisë “Ci ritorno”. Ndoshta Dashuria e udhëtarëve në Durrës, nuk fillon vetëm nga stomaku, por një motiv i bukur nxitës për të Dashuruarit e Shën Valentinit në 14 Shkurt, është edhe trokitja e gotave të verës së kuqe pranë flakës romantike të pasionit.

Intervistoi: Andi Bica

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0