Pezullohet rritja e tarifave të telefonisë celulare nga Autoriteti i Konkurrencës - Business Magazine Albania

Pezullohet rritja e tarifave të telefonisë celulare nga Autoriteti i Konkurrencës


Vendim i marrë  nga Komisioneri i Autoritetit të Konkurrencës parashikon pezullimin e përkohshëm të tarifave telefonike si dhe nisjen e një hetimi për prishje të konkurrencës në treg.

Të treja kompanitë mbizotëruese të tarifave telefonike në Shqipëri, Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom Mobile do të duhet që të kthejnë menjëherë mbrapsht vendimin e tyre për të rritur çmimet e paketave dhe të operojnë me çmimet e tyre të vjetra,  brenda 5 ditëve pas hyrjes në fuqi të vendimit.

Kompanitë telefonike e rritën çmimin me 200 lekë për paketë, duke rritur edhe njësitë e komunikimit dhe MB, duke u justifikuar se klientët kërkonin sa më shumë njësi komunikimi. Por, nga denoncime të shumta që janë bërë nga klientët e kompanive përkatëse, janë shprehur se çmimi nuk e justifikonte cilësinë dhe sasinë e njësive  të paketave telefonike.

Lexo: Nis testimi i teknologjinë 5 G nga kompanitë e telefonisë në Shqipëri

Sipas vendimit të Autoritetit të Konkurrencës, në rast të moszbatimit të vendimit të masës së përkohshme, Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom Mobile ndëshkohen me gjobë deri në 10% të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të konkurrencës.

Vendimi tashmë ka hyrë në fuqi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0