Peter Thiel i bleu Zuckerbergut një makinë para se ai të bëhej i pasur - Business Magazine Albania

Peter Thiel i bleu Zuckerbergut një makinë para se ai të bëhej i pasur


Bashkëthemeluesi i Facebook Chris Hughes ka hapur një raund të ri analizash te New York Times duke bërë thirrje për shkatërrimin e rrjetit social të Zuckerbergut.

Është një ese gjithëpërfshirëse që rekomandon një zgjidhje të thjeshtë për ta adresuar monopolin e Facebook-ut: ndarjen e Facebook-ut, Instagram-it dhe WhatsApp-it në tre pjesë. Por, kjo nuk është vetëm një polemikë e korporatave.

Nga 6,500 fjalë kritikash të hartuara me kujdes nga Hughes, janë edhe një apo dy anekdota rreth ditëve të hershme të Facebook-ut, gjatë së cilës Hughes dhe Zuckerberg sapo kishin filluar të ndërtonin një biznes që do të tërhiqte 2 miliardë përdorues.

Në një tregim, Hughes tha se investitori i hershëm i Facebook-ut Peter Thiel i bleu Zuckerberg-ut një makinë. Ishte viti 2005 dhe Zuckerberg po ngiste një Jeep që ‘nuk dukej se punonte në rregull’, rreth zonës së Gjirit të San Franciskos, kështu që Thieli i dhuroi atij një Infiniti SUV.

Hughes përshkroi me hollësi një bisedë që kishte bërë një mbrëmje me Zuckerberg, i cili ishte para timonit të automjetit të tij të ri. Ja se çfarë shkroi Hughes në The New York Times:

Një natë gjatë verës së vitit të shitjes së kompanisë Myspace, më kujtohet se isha duke vozitur për në shtëpi me Markun, përsëri në shtëpinë ku e kemi ndarë me disa inxhinierë dhe dizajner të tjerë… Ndërsa u kthyem drejt Valparaiso Avenue, Marku rrëfeu presionin e madh që ndiente. “Tani që ne punësojmë kaq shumë njerëz …” tha ai, duke u larguar. “Ne thjesht nuk duhet të dështojmë.”

Facebooku ishte rritur nga një projekt i zhvilluar në dhomën tonë të fjetjes në një kompani serioze me avokatë dhe me një departament të burimeve njerëzore. Kishte rreth 50 punonjës dhe familjet e tyre mbështeteshin tek Facebook për të siguruar jetesën. Pashë nga dritarja dhe mendova:  Nuk do të mbarojë kurrë. Sa më shumë që të rritemi, aq më shumë do të duhet të punojmë.

Hughes duket se sugjeron se ishte ky momenti që ndoshta e ndezi dëshirën e pamëshirshme dhe nganjëherë fëminore të Zuckerberg për t’u rritur vazhdimisht.

Facebook tani ka 38,000 punonjës me të ardhura vjetore 56 miliardë dollarë dhe vlerësohet më shumë se gjysmë trilion dollarë. Por, Hughes tha se 2018-a ishte viti “annus horribilis” i kompanisë. Një vit me shumë polemika dhe skandale, siç është rasti i skandalit të të dhënave të Cambridge Analytica.

Sikurse Jeep-i i vjetër i Zuckerberg, Hughes tha se është koha për një restaurim në Facebook.

/BusinessInsider.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0