Përse shqiptari nuk është një turist i mirë? - Business Magazine Albania

Përse shqiptari nuk është një turist i mirë?

Shpëtim Luku- Edhe pse kanë kaluar vite, fjalët i Ilirit vazhdojnë të më kumbojnë në veshë. Ai ishte shoqëruesi dhe përkthyesi ynë gjatë pushimeve në Turqi, i caktuar prej kompanisë shqiptare që na i organizoi ato. Ndërsa rrinim të shtrirë, të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit në dyshekët e vendosur në bashin e një anijeje pirate gjatë një “trip boat” në Kemer, mes nesh nisi një bashkëbisedim rreth turistit shqiptar. Gjithçka mori shkas nga një lloj admirimi e zilie që unë shfaqa karshi punës së tij. “Ke një punë të bukur, ajo çfarë për të tjerët është pushim, për ty është punë”- i thashë. Mirëpo si duket kisha gjykuar cekët, ose më saktë, e kisha vlerësuar punën e tjetrit vetëm me ato kritere që më pëlqenin mua.

Sepse fill pas kësaj, Iliri filloi të më rreshtoi një sërë  vështirësish që kishte puna e tij. Vështirësitë fillojnë me një ritëm të çmendur që në recepsion, kur i shoqëron të bëjnë chek-in-nisi të më tregonte ai. Pothuaj shumica, pasi ngjiten lart në dhomë, zbresin të alarmuar poshtë e të tmerruar, duke zbrazur lloj lloj pakënaqësish të stisura.

Ti aty kupton një defekt thuajse të pakorrigjueshëm të shqiptarëve turistë: paaftësinë e tyre të madhe për të filluar të kënaqen që në minutat e para të asaj periudhe që quhet pushim, konform asaj që kanë paguar. Por përkundrazi, fillojnë dhe stresojnë veten nëpërmjet krahasimit të realitetit me imagjinatën e shfrenuar të tyren. Vështirësitë e punës tonë janë akoma më të mëdha kur kujton defektet e mëdha në komunikim. Aty shkëlqejmë me aftësinë tonë për të mos u kuptuar e për më tepër me u keqkuptu.

Fjalët e Ilirit, shoqëruesit tonë të dikurshëm në Antalia, më vijnë ndërmend pothuajse çdo sezon turistik. Atëherë kur fillojnë ankesat, qarjet e sharjet karshi biznesmenëve e punonjësve të strukturave turistike. Kur fillon hedhja nëpër portale e faturave të stisura, diskutimet nëpër TV rreth cilësisë së pushimeve në Shqipëri. Por në këto raste më vjen ndërmend gjithashtu edhe ajo këshilla që Konica i drejtonte një mikut të tij  në 1901.

Veçse unë e përshtas atë nga këshillat drejtuar një miku botues, në këshilla drejtuar një biznesmeni turizëm ndërtues. Punë të vështirë ke marrë o mik përsipër sepse nëse e ndërton hotelin të bardhë, shqiptarët do thonë ose nuk e bëre blu. Po e bëre blu do thonë pse nuk e bëre të bardhë. Po e bëre ndërtesë të madhe do thonë c ‘është kjo bina, po e bëre të vogël do thonë c ‘është ky kotec.

Po e bëre me pishinë do thonë ç duhet pishina se është deti afër, po nuk bëre pishinë do thonë ku ka kuptim hoteli pa pishinë. Strukturat turistike të Jugut i shqyrtojnë me çmimet e Durrësit, Golemit e Shëngjinit, kurse tek këto plazhe kërkojnë të gjejnë cilësinë e atyre të Jugut. Etj etj.

Turizmi shqiptar po ecën përpara. Sigurisht që ka akoma mangësi, që lidhen me argëtimin dhe kalimin e kohës në mënyrë të organizuar, por pikërisht këto defekte janë edhe një nga arsyet pse çmimet e pushimeve janë të lira. Ndaj, përpiquni e kënaquni me diellin, plazhin, ushqimin e mirë, shërbimin që sa vjen e përmirësohet, duke lënë mënjanë atë  vigjilencën e njeriut të mllefosur që është gati për të gjetur yçkla.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0