Përse duhet të lexojmë? - Business Magazine Albania

Përse duhet të lexojmë?

Përse duhet të lexojmë?

Shkruar nga Odisea Gora, kontributor

Disa lexojnë të lumtur dhe disa i shohim të lumtur duke lexuar. Mjafton të ketë libra që jeta të vazhdojë. E nisa pikërisht më këtë shprehje, sepse të lexosh do të thotë të jetosh. Jo se njerzit që nuk lexojnë nuk jetojnë, por ata që nuk lexojnë jetojnë një jetë, ndërsa ata që lexojnë dhjetë mijë.

Kur fillon të lexosh është fiks si dita e parë e palestrës, nis të ngresh pesha dhe lodhesh, ose nuk ngre dot pesha të rënda. Fillon dhe kupton se sa i pa “fuqishëm je” në atë botë. Nëse dëshiron të njohësh pasurinë e vërtetë të një njeriu me lejoni t’ju them se quhet DITURI. Eshtë e vetmja pasuri që askush nuk mund të ta vjedhë. Dhe nëse dëshironi të shikoni një njëri se sa i pasur është, kërkojini t’ju tregojë biblotekën e tij. Librat kanë fuqinë t’i ndryshojnë njerëzit. Fjalët kanë fuqi të vrasin përtej asaj që shohim, por edhe të ngjallin dashuri brenda zemrës tuaj. Zemrës i pëlqen të dëgjojë fjalë të mira. Ne kemi njëzet e katër orë në ditë, ku tetë orë njërëzit flenë, tetë orë punojnë dhe tetë ore kalojnë në “instagram”. Kjo e vret trurin tuaj. Nëse nuk e kuptoni këtë, shkoni vizitoni një biblotekë, nëse mendoni se jeni mjaftueshëm të zgjuar atëhere filloni lexoni një libër. Të mirat e leximit nuk kanë fund. Dua të ndaj me ju poshtë disa benefite shumë të rëndësishme për leximin.

1-Njohuritë e marra nga leximi nuk janë kurrë të tepërta.

Funksioni i parë i librave është ai informues. Secili duhet të zgjedhë mes larmisë së titujve, atë që i duket më i përshtatshëm dhe që i shërben në formimin e tij personal apo atë që përmbush kuriozitetet e tij. Libri është një oqean dijesh, prej të cilit nuk mbytesh kurrë, por vetem mëson të perfeksionohesh në notin e lodhshëm të përditshmërisë. Mëson çdo ditë të jesh më pak idjot.

2- Një komunikim i mirë dhe një fjalor i pasur nuk do t’ju lërë kurrë në baltë.

Shpeshherë gjendemi në situata jo të këndshme, ku duhet të flasim dhe problemi më i madh është si do të flasim.  Kur prezanton një projekt, intervistat në punë, prezantimet në publik, edhe shumë raste të tjera që ju bllokojnë funksionin mendor dhe të folurit. Kjo ju vë në pozitën e stresit dhe ankthit që krijohet, por librat ndryshojnë gjithçka. Asnjë situatë nuk mund ta ndalojë dikë që i ka dedikuar shumë kohë leximit. Mbi të gjitha, bota që të fal leximi, të bën që në çdo situatë të dalësh faqebardhë. Aftësitë e mira të shprehisë dhe aftësitë e thella analitike që ndërtohen prej leximit ndihmojnë njëkohësisht në aftësitë shkruese, të cilave u vihet çdo ditë e më shumë rëndësi.

Në behemi çdo ditë e më mirë.

  Regjistrohu këtu për takimin e parë të BYTES & BOOKS

3- Leximi është stërvitja e trurit tuaj.

Leximi është ai që rrit kujtesën tuaj.

Shkencëtarët kanë vërtetuar se informacioni i marrë nëpërmjet leximit është 3 herë më i rrënjosur në memorien tuaj dhe më i përdorshëm prej jush, sesa informacioni i marrë nga mediat. Nëse dëshironi që kujtesa juaj të jetë e pagabueshme deri në fund të jetës, kushtojini leximit minimalisht një orë në ditë. Justifikimet kur bëhet fjalë për leximin janë të papranueshme. Njërit që lexojnë nuk mbajnë televizor në dhomën e tyre.

4- Një jete e qetë dhe lumtur

Puna, shkolla, jeta, zhurmat, stresi, ankthi janë këto faktorë negativë në jetën tonë. Ne nuk mund t’i fshijmë, por kemi një zgjidhje. Mund t’i kuptojmë që ata të mos jenë brenda nesh. Lexoni! Leximi ka aftësinë të zhvendosë mendjen tuaj në botën e tij, duke ju bërë të harroni të gjitha problemet e vogla të kaluara gjatë ditës. Të lexosh do të thotë të jetosh. Koha në të cilën zhyteni në lexim, ju ndihmon të kalisni durimin dhe të forconi përqëndrimin. Ju bëheni me të shkathët , me të shpejtë , flisni paster dhe bukur, me të zgjuar , të qetë dhe të rritur. Njerzit nuk rriten me moshë, por me mendime.

Lexo edhe:Lançohet ” Bytes & Books”, klubi i parë i librit mbi ndikimin e teknologjisë në shoqëri!

5- Zbavitje dhe relaksim

Mendoj se leximi nuk duhet të jetë një detyrë por një pasion, vetem nëse është kështu ti do të bëhesh një lexues dhe pastaj një lider.Librat janë dashuri, miq pa fjale dhe me këshilla plot.Një libër i mirë është një shok i mirë, dhe nuk e mendoj dot botën time pa libra, madje edhe parajsën kam filluar ta imagjinoj si një lloj bibloteke.

Librat janë dashuri e heshtur. Ndonjherë të tregosh për ta të duket sikur po i tradhëton.

Kur ti fiton vesin e të lexuarit, atëhere ndërton për veten një varkë shpëtimi nga pothuajse të gjitha mjerimet e jetes.

Lexo!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0