Përse asnjë nuk po i përgjigjet emailit tuaj? - Business Magazine Albania

Përse asnjë nuk po i përgjigjet emailit tuaj?


 për The Muse

Pra, ju dërguat një email. Dhe prisni një përgjigjje të shpejtë. Më pas, ju prisni. Dhe vetëm prisni. Shumë shpejt ju pushton një ndjesi, si ajo kur sapo keni nisur një marëdhënie me dikë. Filloni ti riktheheni bisedave duke pyetur veten nëse keni thënë diçka që nuk duhet ta kishit thënë apo bërë.
Fatkeqësisht mund të keni të drejtë. Ne humbim shumë pikë duke dërguar një email jo në mënyrën e duhur.
Ja disa nga arsyet pse ju ndeshni me qetësinë e palës tjetër.

1. Emaili juaj është shumë i gjatë

Në statistikat e mia, të marra pas një kërkimi, gjeta shumë studime dhe pretendime: Më shumë se 100 miliardë emaile dërgohen çdo ditë. 28 % e një jave mesatare pune harxhohet duke dërguar emaile ndërsa 65 % e të gjithave emaileve hapen në ekranin e vogël.

Koha mesatare për të lexuar një email është 15-20 sekonda, njerëzit kontrollojnë emaile 36 herë në orë.
Dy çështje janë të qarta: Emaili merr një ton nga koha jonë dhe vëmendja jonë zgjat shumë pak.

Kështu, nëse koha që kemi për të parë emailet nuk është shumë e gjatë, edhe emaili vetë nuk duhet të jete shumë i gjatë. Nëse i ktheheni një emaili dhe shikoni se keni shkruajtur pesë paragrafe në vend të 5 fjalive vërtetë të qarta, është koha për të nxjerrë sharrën!

Nuk mund ta jepni idenë në pak rreshta? Përpiquni ta telefononi klientin ose të ndaloni pak në tavolinën e kolegut tuaj. Dhe më pas dërgoni një email për të përbledhur ato çka diskutuat.

2. Kërkesa juaj është e paqartë

E pranoj se kam dërguar edhe emaile të gjata ku fjalët kanë rrjedhur lumë. Mendimet kanë dalë nga mendja dhe janë hedhur në email. Emaile të tilla ishin të tmerrshme! Kur i kam ri-lexuar ato, është e qartë që thashë aq shumë pa e fshehur faktin se nuk dija se ç’mendoja apo se çfarë po pyesja. Kur se dija se çfarë doja si mund të prisja që tjetri të më ndihmonte?

3. Jo problemi juaj, i tyre
Fatkeqesisht, edhe emailet e shkruara më mirë dhe telefonatat e sjellshme refuzohen. Mos e merrni personale. Kujtoni se edhe marrësit e tyre janë njerëz, të parregulltë me afatet, duke bërë xhonglerin për të gjetur nje ekuilibër midis punës dhe jetës, duke u përpjekur të kënaqë shefin dhe klientët ose mbase edhe duke bërë plane për ta lënë atë punë.

Nëse jeni duke pritur për të dëgjuar nga një klient, bisedoni me një menaxher kontabiliteti ose merrni vesht se çpo ndodh përreth.

 4… ose ndoshta jeni ju problemi!

Përsëri mos e merrni personale. Ju s’mund ta detyroni dikë që tju kthejë një përgjigjje ashtu siç edhe nuk mund ta bëni dikë që tju pëlqejë ju nëse personalitetet nuk përputhen. Megjithatë ju mund ta kontrolloni veten në situata të veçanta dhe të zhvilloni veti që i bëjnë njerëzit tju respektojnë. Kur respektoheni tregon se ju shiheni si një potencial për lider dhe udhëheqësit rrallë injorohen.

Marre nga The Muse

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0