Përparimi i madh në mjekimin mbi Covid-19, bëri milionerë 3 profesorë universiteti në Britani - Business Magazine Albania

Përparimi i madh në mjekimin mbi Covid-19, bëri milionerë 3 profesorë universiteti në Britani

Tre profesorë në Universitetin britanik të mjekësisë Sauthempton këtë javë kanë zbuluar një mjekim të suksesshëm për pacientët e prekur nga koronavirusi. Zbulim që i ka bërë milionerë brenda një jave.

Rreth dy dekada më parë profesorët  Ratko Djukanovic, Stephen Holgate and Donna Davies  zbuluan se njerëzit që vuanin nga astma apo me sëmundje konike mushkërish, kishin mungesë të një proteine të njohur si interferon beta, e cila ndihmon në mjekimin e të ftohurës së thjeshtë. Ata zbuluan se mbrojtja e pacientëve kundër infeksionit viral, do të ishte e suksesshme nëse do të zëvendësohej proteina e munguar. Akademikët krijuan kompaninë, Synairgen, për t’i transformuar zbulimet e tyre në mjekime. Mjekim që doli në treg në vitin 2004 por pas dështimit të një marrëveshjeje me AstraZeneca për trajtimin e infeksioneve virale në pacientët me astmë, fitimet thuajse u shuan.

Në një kohë pandemie të Covid 19, kërkohet çdo mjekim që do të ndihmonte në vështirësitë në frymëmarrje, madje kërkesat janë të pafundme. Kreu ekzekutiv i Synairgen, Ricard Marsden, u shpreh se kompania aktualisht po eksperimenton përdorimin e interferon beta për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga bronkiti kronik. Por në momentin e shpërthimit të pandemisë ata kuptuan se mund të kishin një rol të rëndësishëm në mbrojtjen kundër virusit. Kështu që testimet e këtij mjekimi nisën që në muajin shkurt dhe mars në momentin që njerëzit nisën të mbushnin spitalet. Sipas tyre është pjesë e strategjisë së koronavirusit që të ndërhyjë tek sistemi imunitar dhe të shtypë interferon beta, dhe nëse kjo proteinë do të mund të rivendosej, efektet do të ishin dramatike.

Rezultatet e testimit të parë, të publikuara këtë javë treguan se pacientët me koronavirus në spital, të cilëve iu është dhënë mjekimi i profesorëve me interferon beta, kishin tre herë më shumë shanse për shërim të shpejtë. Nga studimi i 101 pacientëve rezultoi se 79 për qind të tyre kishin më pak mundësi të zhvillonin versionin e rëndë të sëmundjes dhe frymëmarrja e tyre u përmirësua ndjeshëm.

Sapo u publikuan rezultatet e testimit të mjekimit, mëngjesin e 21 korrikut, kërkesat për këtë mjekim deri në drekë u rritën me 540%. Djukanovic, 65 vjeç, një profesor mjekësie, pa aksionet e tij në kompani të rriteshin nga një ditë në tjetrën nga 300 mijë sterlina në 1.6 milion. Holgate 73 vjeç kishte një fitim deri në 1.7 milion sterlina dhe po aq dhe Davies 67 vjeçare. Këtë vit shitjet e kompanisë Synairgen u rritën më shumë se 3 mijë për qind. Të tre shprehen shumë të lumtur për këtë arritje, por përveç anës financiare ata synojnë që sa më shumë njerëz të kenë mundësi të përdorin këtë mjekim.

Synairgen, po shpërndan zbulimet me rregullatorët mjekësorë në të gjithë botën në mënyrë që mjekimi të jetë në treg. Për një gjë të tillë zakonisht duhen muaj por qeveria britanike premtoi se do të përshpejtonte procesit për të miratuar sa më parë një mjekim të suksesshëm kundër koronavirusit. Një nga objektivat është që mjekimi të shpërndahet dhe në shtëpitë e pacientëve në mënyrë që ata të mos e kenë të domosdoshme t;u drejtohen spitaleve. Me miliona doza pritet të jenë gati këtë dimër përballë një vale të dytë të mundshme të Covid 19.

GUARDIAN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0