Përmirësoni shkathtësinë tuaj menaxheriale me trajnimin e Denis Gafurrit - Business Magazine Albania

Përmirësoni shkathtësinë tuaj menaxheriale me trajnimin e Denis Gafurrit

Denis Gafurri

Aftësitë e lidershipit mund të luajnë një rol të madh në zhvillimin e karrierës së një personi. Për të qenë një udhëheqës efektiv do t’ju nevojiten aftësi të buta: aftësia për të qenë një dëgjues dhe komunikues i mirë. Ju duhet të sfidoni vazhdimisht veten për të përmirësuar aftësitë tuaja drejtuese. Shumica prej nesh duhet të mësojnë, të zhvillohen dhe të përmirësohen se si të jenë një udhëheqës i mirë. Zhvillimi i lidershipit përfshin identifikimin dhe zotërimin e aftësive dhe karakteristikave kryesore që kërkohen për t’u bërë një udhëheqës i suksesshëm. Aftësitë e lidershipit dhe shitjes konsiderohen si tipare kritike të nevojshme për të arritur në majat e çdo fushe karriere. Motivoni dhe ndikoni pozitivisht tek të tjerët, inkurajoni dhe fuqizojini ata dhe bëhuni personi i tyre mbështetës.

Udhëheqësit zakonisht hezitojnë të japin komplimente për punën e kryer mirë të punonjësve, duke menduar se do të lazdrohen, mos të mendojnë që janë të pazëvendësueshëm, mos kërkojnë ekstra pagesë…etj. Unë mendoj se puna e kryer mirë duhet të lavdrohet posaçërisht pranë anëtarëve tjerë të skuadrës që ta bëjë të ndihet i vlerësuar dhe mund ti shtohet një koment si psh:

“Kjo është ajo çka pres nga ti.”

“ E dija që mund të llogaris në ty, dhe se ti je i aftë për ta kryer këtë punë si duhet” apo

“ Ketë e bërë shumë mirë dhe pritjet e mia janë që ti mund të bësh edhe më mirë”… Shpeshëherë një mirënjohje verbale vlen më shumë se ekstra pagesa, thjeshtë me një fjalë e bënë të ndihet mire, të ndjehet i vlerësuar për kontributin e dhënë për kompaninë, e cila kushton 0€.

Mos jini të vetëkënaqur. Dilni nga zona juaj e rehatisë dhe sfidoni veten për t’u përmirësuar. Të mësosh më shumë dhe të marrësh më shumë përgjegjësi përfundimisht do t’ju ndihmojë të merrni një rol udhëheqës në vendin tuaj të punës. Një nga aftësitë më të rëndësishme të komunikimit për një udhëheqës është të dëgjuarit. Pa aftësi dëgjimi, nuk jeni në gjendje të merrni reagime nga të tjerët dhe të kuptoni se çfarë pëlqejnë anëtarët e ekipit në lidhje me projektet në të cilat punojnë. Reagimi është kyç. Për të dëgjuar në mënyrë efektive, duhet të ruani kontaktin me sy, të shmangni shpërqendrimet dhe të përgjigjeni siç duhet. Mbani në mend se komunikimi nuk ka të bëjë vetëm me komunikimin verbal. Jini të vetëdijshëm për gjuhën e trupit dhe gjestet për të përcaktuar se çfarë thonë njerëzit në të vërtetë.

Një udhëheqës i vërtetë duhet të ndikojë pozitivisht te njerëzit. Kur punonjësit ose kolegët humbasin ambiciet dhe pasionet e tyre, një udhëheqës i vërtetë mund t’i japë energji dhe t’i motivojë ata. Krijimi i një mjedisi pozitiv pune është gjithashtu një faktor kryesor motivues. Vendosni shpërblime pozitive për arritjen e standardeve. Kërkohet disiplinë për të realizuar qëllimin. Për të qenë një udhëheqës i mirë, duhet të jeni të vetëdisiplinuar dhe të siguroheni që të tjerët në ekipin tuaj të jenë të disiplinuar.

“Udhëheqja dhe të mësuarit janë të domosdoshme për njëra-tjetrën,” tha John F. Kennedy.1 Kur gjërat po ndryshojnë me shpejtësi, është e rëndësishme të mësoni vazhdimisht dhe të sfidoni veten.

Drejtuesit duhet të jenë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë. Kjo kërkon shumë guxim. Udhëheqësit duhet të mësojnë të njohin vlerën e anëtarëve të ekipit, të mësojnë prej tyre dhe të inkurajojnë anëtarët e tjerë të ekipit që të mësojnë prej tyre. Mësoni gjëra që nuk i dinit nga një person i specializuar në një fushë të caktuar. Nëse një punonjës ka një ide të re, inkurajojeni atë dhe shikoni se ku shkon. Bëhu një nga fansat e tyre më të mëdhenj.

Oferta me zbritje vlen vetem edhe 3 dite për trajnimin:

P O W E R  S A L E S  S K I L L S

Kursi Një Mujor me 8 ditë trajnimi.

Oferta vlen vetëm për njerëzit që kanë për qëllim arritjen e suskesit dhe energji të jashtëzakonshme pozitive.

28-04-2022 deri me 01.05.2022

Apliko në: 049 893 693 sales@denisgafuri.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0