Përmirësohen ndjeshëm përkthimet në Google Translator duke u bërë më natyrale - Business Magazine Albania

Përmirësohen ndjeshëm përkthimet në Google Translator duke u bërë më natyrale


Aplikacioni, tashmë i përditësuar në web dhe në platformat mobile, inkorporon një teknologji të quajtur “makina neurologjike e përkthimit” që do të thotë se aplikacioni është i aftë të përkthejë fjali të tëra në kohë reale.

Rezulatati? Përkthime më natyrale dhe sintaksë e gramatikë tejet të përmirësuar. Sistemi i ri i përkthimeve do të ofrohet fillimisht vetëm në 8 gjuhë nga 103 të disponueshme: Angleze, Franceze, Gjermane, Spanjolle, Portugeze, Kineze, Japoneze, Korena dhe Turke.

Google tha se këto gjuhë përbëjnë 55 deri në 85% të përkthimeve nëpërmjet aplikacionit. Implementimi i një teknologjie të tillë shënon një tjetër hap të rëndësishëm të gjigandit të motorrit të kërkimit drejt inteligjencës artificiale dhe robotëve që mësojnë.

Një teknologji, e cila mëson vetë pa qenë nevoja të programohet. Lëvizja më e fundit në këtë drejtim ishte me aplikacionin e muzikës, i cili analizon gjendjen emocionale të përdoruesit për t’i ofruar atij tinguj muzikorë që ka nevojë të dëgjojë në ato momente.

 

burimi: fax.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0