Përmbajtja "e dëmshme" e AI, si mund ta dallojmë dhe pse duhet të kemi kujdes? - Business Magazine Albania

Përmbajtja “e dëmshme” e AI, si mund ta dallojmë dhe pse duhet të kemi kujdes?

Teknologjia po ndryshon botën përditë, por një fenomen i ri që po pushton hapësirën digjitale është përmbajtja e krijuar nga inteligjenca artificiale, e njohur si “AI slop”. Ky është një term që përdoret për të përshkruar përmbajtjen që krijohet shpejt dhe pa kualitet, shpesh duke mashtruar ose dezinformuar përdoruesit në internet. Po, pse kaq shumë përmbajtje të tilla dhe, më e rëndësishmja, a duhet të shqetësohemi për të?

AI Slop, çfarë është dhe pse po rritet kaq shpejt?

Çdo herë që hapim një platformat sociale, na shfaqen imazhe që duken surreale. Herë pas here gjendemi para pikëpyetjeve nëse është reale, por më pas kuptojmë që është një përmbajtje e krijuar nga inteligjenca artificiale. Edhe si të tillë, shpesh arrijmë të gjejmë bukurinë.

Lexo gjithashtu: Opinion/ Lamtumirë TikTok? Çfarë thonë influencuesit dhe ekspertët e marketingut për vendimin?

Ky fenomen, i njohur si “AI slop”, ka shpërthyer në internet për shkak të thjeshtësisë së realizimit për krijimin e përmbajtjeve të tilla. Dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut. AI është bërë një mjet që mund të prodhojë përmbajtje të shpejtë dhe të larmishme, por pa mbikëqyrje njerëzore, shpesh rezulton në përmbajtje të pasaktë, të përgjithshme ose, ndonjëherë, edhe absurde deri te dëmtuese.

Pse është kaq e dëmshme përmbajtja e krijuar nga AI?

Përmbajtja e AI shpesh krijohet nën presionin e shpejtësisë dhe, në shumicën e rasteve, pa një kontroll cilësor. AI mund të prodhojë ide që janë të përgjithshme, të pasakta ose të paqarta, duke krijuar një lloj përmbajtjeje që ngre dyshime tek lexuesit. Kjo është e dukshme kur krijohen imazhe dhe tekste që duken të vërteta, por që kanë elementë të pabesueshëm, si gishta shtesë në duar apo ndërlidhje të çuditshme tekstesh që nuk bëjnë sens.

Për më tepër, nëse AI merr të dhëna të pasakta ose të etiketuara gabim, ajo mund të prodhojë më shumë përmbajtje të dëmshme, duke krijuar një rreth vicioz të “AI slop”. Një problem tjetër është se shumica e modeleve të gjuhës natyrale të AI-së janë krijuar për të imituar mënyrat e komunikimit të njerëzve, dhe jo për të ofruar informacion të saktë.

Po platformat sociale, si reagojnë?

Në vend që të kufizojnë përhapjen e përmbajtjes së krijuar nga AI, disa platforma sociale duket se e përqafojnë këtë trend. Mark Zuckerberg ka deklaruar se do të krijohet një kategori e re për përmbajtje të krijuar ose të përmbledhur nga AI, duke sugjeruar që këto mund të bëhen pjesë e zakonshme e përmbajtjes që konsumojmë çdo ditë. Kjo përfshin gjithashtu artikuj dhe imazhe të krijuara nga AI që pretendojnë të jenë reale, por që në fakt janë të rreme.

Lexo gjithashtu: TikTok pritet të kalojë 30 miliardë dollarë pavarësisht një viti të komplikuar përpara

A duhet të shqetësohemi për këtë fenomen?

Dallimi mes përmbajtjes të krijuar nga AI dhe asaj të krijuar nga njerëzit po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Pavarësisht se AI mund të krijojë përmbajtje që duket bindëse, ajo shpesh është e pasaktë ose e pavërtetë. Kjo ka pasoja të mëdha për besueshmërinë e informacionit online dhe mund të çojë në humbjen e besimit të përdoruesve në platforma dhe burime të ndryshme. Përveç kësaj, përmbajtja e dobët krijon një ndotje digjitale që mund të mbulojë informacionin cilësor.

Çfarë mund të bëjmë për të identifikuar dhe shmangur “AI Slop”?

Për të dalluar përmbajtjen e dobët të krijuar nga AI, duhet të jemi të vëmendshëm ndaj disa elementëve. Imazhet mund të duken të çuditshme, me gishtërinj të shtuar ose sfonde që nuk përputhen. Kur vjen puna te tekstet, një shenjë dalluese është përdorimi i fjalëve të përgjithshme, pa thellësi ose ndjenjë njerëzore. Gjithashtu, teksti mund të jetë i përsëritur dhe ku mund të dallosh mungesën e një logjike që rrjedh natyrshëm.

Një tjetër hap është kontrollimi i burimeve, a vjen ky informacion nga një faqe e besueshme apo një llogari pa identitet të qartë? Dhe nëse përdorni AI për të krijuar përmbajtje, kujdesuni për të krijuar pyetje të qarta dhe kontrolloni rezultatet për të siguruar që ato të jenë të sakta.

The Guardian 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0