PËRFUNDON BLERJA E SPACECOM: 4iG HYN NË INDUSTRINË GLOBALE TË KOMUNIKIMIT HAPËSINOR   - Business Magazine Albania

PËRFUNDON BLERJA E SPACECOM: 4iG HYN NË INDUSTRINË GLOBALE TË KOMUNIKIMIT HAPËSINOR  

Grupi hungarez 4iG është investitori më i madh hungarez në Shqipëri pas blerjes së kompanive ONE Telecommunications dhe ALBtelecom

Faktet kryesore:

  • 4iG Plc. (‘4iG’) përfundoi një marrëveshje të re për kushtet e blerjes të paketës së aksioneve të Space Communications Ltd. (‘Spacecom’), e cila operon dhe zhvillon sistemet satelitore AMOS, në përputhje me miratimin paraprak të Ministrisë izraelite të Komunikimeve (‘MOC’).
  • Me emetimin e aksioneve publike dhe private të Spacecom, grupi hungarez i kompanive të infokomunikimit mund të marrë 20% të aksioneve në kompani. Në tre vitet e ardhshme, pjesa e aksioneve mund të rritet me një shtesë prej 31%, në varësi të miratimit nga qeveria izraelite dhe aksionarët.
  • Blerja globale operative e Spacecom përfaqëson një zgjerim të konsiderueshëm të ekspertizës për 4iG-në; grupi mund të bëhet ofruesi kryesor i shërbimeve në të gjitha fushat e transmetimit të të dhënave.
  • Me Spacecom, projekti satelitor tregtar hungarez CarpathiaSat mund të kalojë në një fazë më të avancuar dhe kjo blerje ofron një bazë të rëndësishme njohurish për biznesin teknologjik dhe industrinë hapësinore.

4iG ra dakord për kushtet e blerjes si hap fillestar të një pakete të vogël të aksioneve të Spacecom. Në bazë të kësaj, kompania e infokomunikimit mund të blejë 20% të aksioneve të Spacecom në emetimin e aksioneve publike dhe private, në përputhje me miratimin e Ministrisë izraelite të Komunikimeve. Në tre vjet pas mbylljes së këtij transaksioni të shpallur në Bursat e Budapestit dhe Tel Avivit, 4iG mund të rrisë pjesën e saj në Spacecom me një shtesë prej 31% të aksioneve, me kusht që Ministria izraelite e Komunikimeve dhe aksionarët të bien dakord për blerjen e mëtejshme.

Lexo: ALBtelecom & ONE drejt bashkimit

Ne jemi krenarë që pas një viti e gjysmë përgatitjeje, qeveria izraelite ra dakord të fitonim pronësinë e një pakete të vogël të aksioneve të Spacecom, e cila zotëron dhe operon infrastrukturën bazë. Me këtë marrëveshje, 4iG mund të jetë sipërmarrja e parë hungareze që mbart potencialin e kalimit nga asetet e komunikimit fiks në ato hapësinore, me shërbime në shkallë të plotë dhe të ndërveprueshme në fushën e digjitalizimit dhe telekomunikacionit”. – tha Gellért Jászai, Kryetar i Grupit 4iG.

Njohuria dhe përvoja e Spacecom mbështesin fort nisjen e satelitit të parë tregtar hungarez, e cila mund të ndodhi brenda 4-5 viteve, falë shkëmbimit të teknologjisë dhe njohurive të krijuara në lidhje me këtë bashkëpunim”. – shtoi ai.

Spacecom, e listuar në bursën e Tel Avivit, ofron shërbime satelitore të transmetimit dhe brezit të gjerë për klientët në mbarë botën, si në Hungari dhe në rajon me satelitin AMOS 3, duke përdorur orbitën gjeostacionare hungareze deri në vitin 2024. Pas kësaj date, Hungaria ka mundësinë të fitojë sërish kontrollin mbi orbitën dhe frekuencën e saj. CarpathiaSat cPlc. u krijua brenda 4iG Group për të përfituar këtë avantazh dhe sipas planeve do të lëshojë dhe operojë satelitin e parë hungarez të telekomunikacionit në orbitën gjeostacionare. Përveç kësaj, CarpathiaSat zotëron të drejtën për të funksionuar në orbitën e Hungarisë për njëzet vjet, nga viti 2024. Blerja e Spacecom ofron gjithashtu mbështetje të rëndësishme teknologjike dhe biznesi për zhvillimin e satelitit tregtar hungarez për të zëvendësuar AMOS 3.

4iG Plc me bazë në Budapest është integruesi kryesor i sistemeve IT-ë të Hungarisë me interesa të rëndësishme në tregjet vendase dhe rajonale të telekomunikacionit. Kompania ka qenë e pranishme në tregun e teknologjive inovative IT të pavarura nga industria për më shumë se 27 vjet. Kompania po zgjeron vazhdimisht shërbimet dhe portofolin e saj për të përmbushur nevojat dhe kërkesat në ndryshim të tregut të info- komunikimit. Grupi punëson më shumë se 6,000 punonjës. 4iG është një ofrues zgjidhjesh me spektër të gjerë me interesa të rëndësishme në IT, telekomunikacion, telekomunikacion satelitor dhe zhvillimin e infrastrukturës së telekomunikacionit. Kompania, e listuar në Bursën e Budapestit, synon të krijojë një pozicion dominues në treg në një gamë të gjerë shërbimesh të komunikimit të informacionit në Hungari, Evropën Qendrore Lindore dhe Ballkanin Perëndimor. www.4ig.hu/home

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0