Përfundon afati i fiskalizimit. 10% e bizneseve të vogla ende jashtë skemës - Business Magazine Albania

Përfundon afati i fiskalizimit. 10% e bizneseve të vogla ende jashtë skemës

30 qershori është afati i fundit i bizneseve për t’u fiskalizuar. Por, kur ka mbetur edhe një ditë kohë nga mbyllja e procesit, ende sipas të dhënave të Drejtorisë së Tatimeve 10% e bizneseve të vogla, rreth 9 mijë subjekte nuk janë fiskalizuar.

Të dhënat i përkasin periudhës nga 1 janari 2021 kur nisi procesi e deri më 27 qershor të këtij viti, ku në fazën e fundit biznes-konsumator numri i bizneseve të vogla që duhet të fiskalizoheshin ishte rreth 90 mijë subjekte.

Në total, detyrimin për t’u fiskalizuar e kanë rreth 120 mijw biznese në të gjithë vendin. Pas këtij afati, tatimpaguesit e biznesit të vogël që nuk janë subjekt i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar  dhe nuk janë fiskalizuar ende do të ndëshkohen me gjobë që sipas ligjit për këtë kategori është 25 mijë lekë.

30 qershori iu ishte lënë si afat pa penalitete bizneseve të vogla, bankave si dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që të fiskalizoheshin si subjektet e tjera, pasi ai  do të shënojë edhe përfundimin e fazës së tranzicionit të fiskalizimit.

Lexo edhe: Konfindustria: Të ndalohet fiskalizimi i detyrueshëm deri në garantimin e sigurisë së të dhënave sensitive

Ndërkohë, edhe bizneset e tjera përfshirë subjektet e mëdha për të cilat sipas Tatimeve procesi ka përfunduar plotësisht, entet që kanë marrëdhënie me shtetin apo edhe subjekte që janë fiskalizuar prej më shumë se një viti duhet të bëjnë rinovimin e certifikatës elektronike pranë AKSHI-t, kostoja vjetore e të cilës është 4 mijë lekë. sipas

Edhe pse procesi duket i paplotë pasi ende 10% e subjekteve të vogla  mbeten jashtë tij duke mos respektuar afatin e përcaktuar, duket se qeveria është e vendosur të çojë përpara fiskalizimin.

Sipas të dhënave të Administratës Tatimore, nga fillimi i fiskalizimit e deri më 27 qershor janë pajisur me certifikatë fiskalizimi rreth 108 mijë tatimpagues, ndërsa numri I faturave të lëshuara llogaritet në 407.3 milionë fatura.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0