Përfshirja e të rinjve: Një hap vendimtar në parandalimin e dhunës me bazë gjinore - Business Magazine Albania

Përfshirja e të rinjve: Një hap vendimtar në parandalimin e dhunës me bazë gjinore

Rinia

Dhuna me bazë gjinore vijon të mbetet një nga problematikat më të përhapura në Shqipëri, duke ndikuar negativisht në jetët e mijëra grave dhe vajzave. Sipas të dhënave INSTAT, rezulton se në në mbarë vendin 1 në 2 gra ka përjetuar një nga format e dhunës me bazë gjinore gjatë jetës së saj.

Parandalimi i dhunës me bazë gjinore është i rëndësishëm jo vetëm për të siguruar mbrojtjen dhe të drejtat e të mbijetuarave , por edhe për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë. Duke adresuar këtë formë dhune, çdo kush kontribuon në reduktimin e pabarazisë gjinore dhe në promovimin e kulturës së respektit dhe të sigurisë për të gjithë individët.

Gjatë vitit 2023, mbi 1300 vajza dhe gra kanë kërkuar urdhër mbrojtjeje si pasojë e ushtrimit të dhunës së vazhdueshme ndaj tyre, sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Shtetit. Ndërkohë, vetëm gjatë tremujorit të parë të këtij viti, 2024, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, janë raportuar në polici 1,197 raste të dhunës në familje, ku pjesa më e madhe e rasteve janë gra dhe vajza.

Në Bashkinë Berat, dhuna me bazë gjinore dhe dhuna në familje është një problematikë e njohur ndër vite nga qytetarët. Çdo vit në këtë bashki identifikohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit mbi 100 raste dhune në familje. Pjesa më e madhe e viktimave të dhunës janë gra dhe vajza. Drejtori i shërbimit Social pranë Bashkisë Berat, Z. Piro Xheblati shprehet se dhuna vijon të jetë një çështje e pa raportuar në shumë raste dhe situata në numra në realitet është edhe më e lartë me të gjithë përpjekjet e ndërmarra nga ana jonë për ndërgjegjësimin e popullatës dhe ngritjen e shërbimeve të nevojshme.

Për të angazhuar të rinjtë  në parandalimin e dhunës me bazë gjinore, Qendra “Strehëza Edlira Haxhihymeri” zbaton një program të veçantë parandalimi, të dedikuar të rinjve, ku në këtë kuadër zbatoi edhe një nga nismat e radhës “Adresimi i Dhunës me Bazë Gjinore Nëpërmjet Mundësive të Fuqizimit” në bashkëpunim me UNDP Shqipëri, në kuadër të programit të përbashkët të kombeve të bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj grave” financuar nga Qeveria e Suedisë.

 

Të rinjtë pjesëmarrës në sesione trajnuese duke evidentuar problematikat dhe mënyrat e adresimit të dhunës me bazë gjinore

 

Gjatë implementimit të projektit, 30 të rinj u bënë pjesë e sesioneve trajnuese, të cilat përfshin tematika si: parandalimi i dhunës me bazë gjinore, lëvizjet sociale dhe lidershipi, zhvillimi i politikave gjithëpërfshirëse, si dhe planifikimi i fushatave avokuese.

Lexo edhe: Shifrat Tronditëse të Divorceve në Shqipëri: Ja Arsyet Kryesore që Po Shkatërrojnë Martesat!

“Si pjesë e angazhimit të projektit për të nxitur lidershipin e të rinjve në adresimin e dhunës me bazë gjinore, pjesëmarrësit u inkurajuan të zbatojnë aftësitë dhe njohuritë e fituara nga sesionet trajnuese në një mjedis praktik nëpërmjet zbatimit të fushatave ndërgjegjësuese që ato ndërmorën,” – thotë Marsela Allmuça, drejtoresha e Qendrës “Strehëza Edlira Haxhihymeri”, duke shtuar se të rinjtë organizuan ngjarje kulturore dhe sportive për të edukuar bashkëmoshatarët e tyre drejt marrëdhënieve të shëndetshme.

“Këto nisma u zhvilluan në bashkëpunim të ngushtë me pushtetin lokal për të qenë në një linjë edhe me prioritete e Bashkisë në adresimin e dhunës me bazë gjinore” – përfundon Allmuça.

 

Të rinjtë pjesëmarrës në aktivitet: Të gjithë kemi përgjegjësi në komunitet

Dhuna me bazë gjinore (DHBGJ) mbetet një sfidë madhore për shoqërinë shqiptare, veçanërisht për të rinjtë që janë të ekspozuar ndaj normave dhe stereotipeve gjinore që çojnë në pabarazi. Projekti “Adresimi i Dhunës me Bazë Gjinore Nëpërmjet Fuqizimit të Mundësive” ka pasur një ndikim të rëndësishëm në ndërgjegjësimin e të rinjve për rolin e tyre si qytetarë aktivë në komunitet. Duke u angazhuar në sesione informuese dhe aktivitete praktike, të rinjtë kanë mësuar rëndësinë e përfshirjes dhe lidershipit për të adresuar çështjet e dhunës me bazë gjinore. Kjo përvojë jo vetëm që ka rritur vetëdijen e tyre, por edhe i ka inkurajuar ata të veprojnë përmes fushatave ndërgjegjësuese dhe aktiviteteve komunitare.

Për 16-vjeçaren, Egi, pjesëmarrja në sesionet fuqizuese ishte një mundësi e mirë për të kuptuar dhe për të sfiduar normat që imponojnë pabarazi gjinore në shoqëri.

“Kemi analizuar çështje që shpesh konsiderohen klishe, kemi dalë ‘jashtë kornizave’ të mendimit, çka bëri që të vlerësoheshin të gjitha opinionet tona, të dilnim nga zona e komfortit dhe të mbronim atë që thonim. Një nga mesazhet e rëndësishme që morëm ishte që “Asnjë arsye nuk e justifikon dhunën” dhe se gjithsecili prej nesh ka rolin dhe përgjegjësinë e tij të veçantë për të sjellë ndryshimi në shoqërinë tonë,” – përfundon Egi (16 vjeç).

 

Të rinjtë pjesëmarrës në aktivitet patën mundësinë e të shkëmbyerit ide dhe mendime rreth parandalimit të dhunës me bazë gjinore.

 

Përfshirja në këto aktivitete ka qenë një eksperiencë frytdhënëse edhe për Fjonën (16 vjeç), e cila tregon se nëpërmjet diskutimeve, të rinjtë, si e ardhmja e shoqërisë, mundën të përcjellin mesazhe të rëndësishme sensibilizuese kundër dhunës me bazë gjinore.

“Kurrë nuk e kam menduar se mund të bëj një ndryshim deri më tani. Ky projekt më ka dhënë besimin për t’u ngritur dhe për të folur për atë që është e drejtë”, – thotë 16- vjeçarja.

Pjesëmarrja e të rinjve në projektin “Adresimi i Dhunës me Bazë Gjinore Nëpërmjet Mundësive të Fuqizimit”  ka treguar se edukimi dhe përfshirja aktive në çështjet e komunitetit mund të ndikojnë pozitivisht në ndërgjegjësimin e të rinjve për rolin e tyre në shoqëri. Ky angazhim është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një shoqërie të barabartë dhe të sigurt, ku dhuna me bazë gjinore nuk ka vend. Bashkëpunimi me autoritetet lokale dhe organizatat e shoqërisë civile është kyç për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe për të mbrojtur të drejtat e çdo individi. Kjo iniciativë është një shembull frymëzues i rolit të rëndësishëm që të rinjtë mund të luajnë në krijimin e një të ardhmeje më të mirë dhe më të drejtë.

Qendra “Strehëza Edlira Haxhiymeri” (SEH) është një qendër shërbimesh rezidenciale për viktimat e dhunës në familje (gra, vajza dhe fëmijë) që nga viti 1998. Misioni i SEH është të adresojë dhunën me bazë gjinore përmes mbështetjes së viktimave të dhunës në familje, duke rritur ndërgjegjësimin e publik, ngritjen e kapaciteteve mes profesionistëve, advokimit dhe kontributit në kërkimin shkecor për t’i shërbyer më mirë një shoqërie të shëndetshme dhe jo të dhunshme.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0