Përfitimi i amnistisë për taksat e papaguara të makinave - Business Magazine Albania

Përfitimi i amnistisë për taksat e papaguara të makinave


Të gjithë ata pronarë që kanë një automjet për të cilën nuk kanë paguar taksat për një periudhë për më shumë se 10 vite do të përfitojnë amnisti për të gjitha detyrimet.

Drafti i qeverisë shqiptare, i cili tashmë është në përfundim parashikon ndër të tjera që të gjithë këta pronarë do të kenë 6 muaj afat për çregjistrimin e automjeteve pa paguar debinë.

Falja e detyrimeve nga qeveria u kthen të drejtën pronarëve debitorë të rinovojnë lejen e qarkullimit, pasi shumica e këtyre mjeteve nuk ekzistojnë fizikisht.

Ky draft synon që të fshijë të dhënat të gjitha ato automjete të cilat kanë më shumë se 10 vite që nuk kryejnë asnjë transaksion. Fshirja e detyrimeve nëpërmjet kësaj amnistie i jep të drejtë më pas pronarëve që të rinovojnë lejen e drejtimit.

Veprimet e çregjistrimit do të jenë pa pagesë apo thënë ndryshe pronari nuk do të paguajë detyrimet e prapambetura, por në rast se ai kërkon që të mbajë aktiv mjetin, duhet të kryejë pagesat e 10 viteve. Mësohet se drafti është në diskutim dhe pritet që të kaloj së shpejti në qeveri për të marrë më pas edhe miratimin përfundimtar.

Taksa-Amnisti-Makina-Businessmag

/syri.net

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0