Përfitimet e Shqipërisë nga Samiti i Parisit që po mbahet ditën e sotme - Business Magazine Albania

Përfitimet e Shqipërisë nga Samiti i Parisit që po mbahet ditën e sotme


Ditën e sotme në Paris janë mbledhur gjashtë vende të Ballkanit për të marrë pjesë në të ashtëquajturin Samiti i Parisit, ndër të cilat është edhe Shqipëria. Të gjashtë këto vende janë mbledhur në kryeqytetin francez për të diskutuar mbi ecurinë e angazhimeve për atë që njihet si “Procesi i Berlinit”.


Në këtë Samit shuma e cila do të marrë “OK” për t’iu dhënë këtyre vendeve është 150 milionë euro. Kryefjala e këtij samiti do të jetë infrastruktura, ku Shqipëria do të jetë përfituese e tij me një shumë prej 34.5 milionë euro, e cila do të vendoset në dispozicion të rehabilitimit të linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe Tiranë – Rinas, që në total llogarit një shumë prej 86.4 milionë euro. Ky projekt është pjesë e ‘Route 2’ e Rrjetit të Ballkanit Perëndimor, që do të lidhë qytetin e Podgoricës në Mal të Zi dhe Vlorës në Shqipëri.

Në Paris pritet të diskutohet edhe për një treg rajonal të energjisë, për të cilin është rënë dakord në Bruksel. Gjithashtu BE do të ndihmojë edhe në hartimin e një masterplani për energjinë e siguruar nga burimet hidro në këtë rajon.

Komisioni Europian gjithashtu ka deklarur se për periudhën 2014 -2020 do të ofrojë një shumë prej 1 miliardë eurosh për lidhjen e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në një intervistë të dhënë, Angelina Eichhorst, drejtore për Europën Perendimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë EEAS, në afërsi të Samitit të Parisit tha për Shqipërinë: “Unë besoj se partneriteti i Shqipërisë me BE është intensiv. Ne kemi punuar ngushtësisht gjatë dy viteve të fundit për të siguruar që ecet në drejtimin e duhur. Shqipëria ka bërë progres ndaj reformave të kërkuara, por ka ende shumë për të bërë. Reforma në drejtësi është kyçe, po kështu edhe historiku pozitiv ndaj luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Ato janë thelbësore për vazhdimin e marrëdhënies në të ardhmen. Miratimi i reformës në drejtësi do t’i jepte shumë garanci, besim në sytë e biznesit dhe investitorëve. Një sistem drejtësie i ndershëm, një mjedis tërheqës për biznesin, janë tejet të rëndësishëm për Ballkanin Europian”.

 

/Panorama

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0