Perceptimi pozitiv: Pse duhet të ndryshojmë mënyrën se si e shohim botën - Business Magazine Albania

Perceptimi pozitiv: Pse duhet të ndryshojmë mënyrën se si e shohim botën

Në një nga eksperimentet më të njohura të psikologjisë, vullnetarët shikojnë një video të dy ekipeve të basketbollit, njëri ekip i veshur me bluza të bardha, tjetri i veshur me të zeza, duke pasuar një top basketbolli. Ndërsa shikojnë, vullnetarët duhet të numërojnë sa herë ekipi i bardhë pason topin. Rreth 25 sekonda pasi fillon video, një person me një kostum gorille ecën drejtpërdrejt në aksion për pesë sekonda.

Më pas, shikuesit shkruajnë numrin e pasimeve dhe u përgjigjen një sërë pyetjesh shtesë, të tilla si, “A keni vërejtur ndonjë gjë të pazakontë në video?”. Kur psikologët e provuan këtë për 200 njerëz, 46 përqind e tyre e humbën plotësisht gorillën. Kur studiuesit më vonë u treguan për këtë, shumë prej tyre refuzuan të besonin se kishin humbur diçka kaq të qartë dhe kërkuan të shihnin videon përsëri.

Lexoni: Si të ndaloni shqetësimin se çfarë mendojnë të tjerët për ju

Por pse kaq shumë prej tyre nuk arritën ta shohin herën e parë? Për shkak se ata ishin shumë të përqendruar në numërimin e pasave, filtrat e tyre nervorë thjesht e kishin hedhur gorilën në dosjen e “postës së padëshiruar”. Ky eksperiment thekson atë që studiuesit e quajnë verbëri e paqëllimshme, paaftësia jonë e shpeshtë për të parë atë që është drejt përpara nesh, nëse nuk jemi duke u përqëndruar direkt në të. Në thelb, ne priremi të humbasim atë që nuk po kërkojmë.

Ky perceptim selektiv është edhe arsyeja pse, kur  jemi duke kërkuar diçka, e shohim atë kudo. Ju ndoshta e keni provuar këtë me miliona herë. Ju dëgjoni një këngë një herë dhe papritmas duket sikur është gjithmonë në radio. Ju blini një stil të ri këpucësh dhe duket se të gjithë po i veshin. Sigurisht, asgjë në të vërtetë nuk ka ndryshuar në këto skenarë, përveç fokusit tuaj.

Provoni këtë eksperiment të vogël. Mbyllni sytë dhe mendoni për ngjyrën e kuqe. Tani hapni sytë dhe shikoni nëpër dhomë. A po del e kuqja kudo? Duke supozuar se elfët nuk i rilyen mobiljet tuaja ndërsa sytë ishin të mbyllur, ndryshimi juaj i perceptimit është për shkak të ndryshimit tuaj në fokus.

Në vend që të krijojmë një model kognitiv që kërkon negativen dhe bllokon suksesin, ne duhet të përqendrohemi në trajnimin e trurit tonë për të skanuar botën për mundësi dhe ide të reja. Kur truri ynë vazhdimisht skanon dhe përqendrohet në pozitiven, ne përfitojmë nga tre prej mjeteve më të rëndësishme në dispozicion për ne: lumturia, mirënjohja dhe optimizmi.

SUCCESS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0