Për t'u zgjuar herët në mëngjes, duhet të ndryshoni këtë pjesë të rutinës tuaj

Për t’u zgjuar herët në mëngjes, duhet të ndryshoni këtë pjesë të rutinës tuaj

Sam Shank nuk ishte gjithmonë një person mëngjesi. Megjithatë, sot CEO i HotelTonight zgjohet herët çdo ditë.

“Unë zgjohem në orën 5:15 çdo mëngjes dhe nëse do të ma thonit këtë pesë vjet më parë që unë do të ngrihesha kaq herët, reagimi im do të ishte,” ti je i çmendur”, tha ai.

Si dikush që nuk e shihte kurrë dritën e diellit në mëngjes, Shank ushtrohej pas punës. Megjithatë, lëvizja e këtyre stërvitjeve në fillim të ditës u provua si një “transformim” për stilin e tij të jetesës: Stërvitja në mëngjes lejon që ai të jetë në zyrë në 7:30 të mëngjesit dhe e ndihmon të ketë energji për tërë ditën. Ai gjithashtu liron kohën në mbrëmje për të qëndruar pranë familjes së tij.

“Ishte një grup ushtrimesh,” tha ai. “Ka një ndëshkim nëse nuk shfaqesh në Equinox ose ClassPass … dhe ka një pritshmëri ku shikoni të njëjtët njerëz gjatë gjithë kohës”.

Ky angazhim ishte çelësi për mua,” shtoi ai.

Shank e filloi kompaninë e tij online të udhëtimeve në janar 2011. Përdoruesit janë në gjendje të rezervojnë dhoma hoteli me çmime të ulta në minutën e fundit nëpërmjet aplikacionit ose faqes së webit, dhe ata mund të kenë qasje në një gamë të gjerë hotelesh në të gjithë destinacionet ndërkombëtare.

Mëngjeset e që nisin herët janë një karakteristikë e përbashkët e rutinës së njerëzve të suksesshëm, nga aktorja Melissa McCarthy, që zgjohet në 4:30 a.m me një rutinë shumë strikte dhe deri te CEO-t si Tim Cook, i cili ka treguar se dita e tij nis në 3:45 a.m.

Lexoni: Zakoni i frikshëm i sipërmarrësve. Çfarë bën zgjuar në orën 4 Tim Cook?

/BusinessInsider

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0