Për të shpëtuar planetin, Hilton po riciklon sapunët e hoteleve të tij

Për të shpëtuar planetin, Hilton po riciklon sapunët e hoteleve të tij


Ditën e Hënë kompania ka njoftuar se do të mbledhë sapunët e përdorur nga dhomat e klientëve në çdo hotel dhe do t’i riciklojë në sapunë të rinj deri më datë 15 Tetor, që shënon dhe Ditën Botërore të Larjes së Duarve.  

Projekti është në bashkëpunim me Clean the World, një organizatë që mundëson sapun për komunitetet në nevojë. Hilton tha se do të grumbullojë sapunë nga hotele të ndryshme përfshirë Embassy Suites, Hilton Garden Inn, Hampton, Homewood Suites dhe Home2 Suites. Sipas kompanisë, sapuni i përdorur do të thyhet, pastrohet dhe do të pritet në copa të reja sapuni.

Lexoni: Menaxheri i Përgjithshëm i Hilton: “Skuadra bën diferencën në kompani”

Hilton ka ndërmarrë disa iniciativa të ngjashme dhe në të shkuarën. Zinxhiri i hoteleve ndihmon gjithashtu në riciklimin e sapunit, shisheve të shampos dhe balsamit, të cilat mund të ripërdoren për shishe udhëtimi të produkteve higjenike. Programi i riciklimit i Hilton ka ndihmuar Clean World të shpërndajë 7.6 milionë copë sapuni të ricikluar gjatë dekadës së kaluar, duke mbajtur dy milionë paund sapun dhe shishe larg landfilleve.

Bill Duncan, kreu i shërbimit në Hilton, tha se kompania është nga të parat që merr pjesë në riciklimin e sapunit.

Lexoni: Hilton hap hotelin e parë në Shqipëri

Hilton është një nga shumë kompanitë e fokusuara në riciklim. Bizneset përballen me probleme nga ndryshimi i klimës dhe konsumatorët gjithmonë e më shumë kërkojnë që produktet të jenë miqësore me mjedisin.

/CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0