Për Hir të Zotit, mëso të shkruash!

Për Hir të Zotit, mëso të shkruash!


Në kulturën tonë politikisht korrekte, fjalët flasin më shumë se veprimet. Nuk mund t’jua përshkruaj se sa e gabuar është kjo, por ju pëlqen ose jo, është normaliteti i ri. Dhe për qëllime të këtij postimi dhe vetëm e vetëm të këtij postimi, ne do ta pranojmë këtë si një vlerë të drejtë.

Në botën e sotme dixhitale, njerëzit rrallë kuptojnë se çfarë bëni ju, kështuqë çfarë thoni dhe si e thoni përcakton mënyrën se si përceptoheni. Dhe nuk i referohem thjesht një fjale goje. Sot më shumë se kurrë, reputacioni juaj bazohet në çfarë shkruani dhe si shkruani. Asnjë formë tjetër komunikimi nuk i afrohet asaj.

Për fat të keq, mënyra juaj e të shkruarit ta shpif. Kjo mund t’ju ofendojë, por po të vlerësojmë drejtë, vetëm një përqindje e ulët prej jush mund të ofendohej me të drejtë. E vërteta e trishtë është se shumica e madhe e juaja ka nevojë ta dëgjojë atë që sapo thashë dhë ta kuptojë atë që ajo mbart.

Mos më keqkuptoni. Unë nuk po them se duhet të jeni shembull i gramatikës dhe kompozimit. As unë nuk jam. Por nëse i kushtoni vëmendje ekzekutivëve më të arrirë të kulturës sonë dhe liderave të biznesit, gjë për të cilën kam dyshim se e bëni, atëherë do të kuptoni se ata të gjithë shkruajnë mirë. Dhe për një qëllim që ia vlen.

Për mijëra vite, njerëzit kanë kërkuar origjinën e fuqive. Që nga fuqia e dashurisë dhe ajo e lutjeve deri te ajo e meditimit. Që nga fuqia e mendimit pozitiv dhe e zakoneve personale te fuqia e bindjes në politikë. Për “xhepin”tim, unë do të isha për fuqinë e të shkruarit. Fjalët e shkruara radhiten ndër burimet më të fuqishme të fuqive në Tokë.

Nga Machiavelli dhe Shkespiri te Dikens dhe Tuein. Që nga “Princi” dhe “Odiseja” te “Walden” dhe “Lufta dhe Paqja.” Pa dyshim, se autorët e mëdhenj dhe veprat e tyre kanë fuqinë të kenë ndikim mbi njerëzimin, jo vetëm për kohën e tyre, por edhe për brezat që i pasuan.

Nuk ka asnjë instrument që do të prekni ndonjëherë që të jetë më i fuqishëm se ajo që po prek unë tani: një tastierë. Fizike apo virtuale, pajisja e fuqishme ekziston vetëm për të prodhuar në gjë të thjeshtë: fjalën e shkruar.

Teksa shumë pak prej nesh do të shihen ose dëgjohen në TV ose Youtube, një postim i vetëm në këtë site mund të lexohet nga miliona njerëz ose më shumë. Jo vetëm njerëzit e thjeshtë kanë interes për ju, por çdo lloj individi nga çdo cep i botës në Tokë. Ka nga ata që kërkojnë që të drejtohen, ka nga ata të tjerët që kërkojën të drejtojnë. Ka personalitete të famshme, atletë yje, CEO, lidera biznesi dhe njerëz të thjeshtë si unë edhe ti.

Kur ata njerëz lexojnë profilin tuaj, çfarë do t’u bënit me dije atyre nëpërmjet profilit tuaj? Kur ata lexojnë postimet dhe komentet, çfarë do të mendonin ata për ju? Kur lexojnë “cicërimat” tuaja dhe përditësimet, si do të donit ju që t’ju perceptonin? Dhe kur t’ju lexojnë fjalët, si do donit ju që ata t’ju mbanin mend?

Do të donit që ata të dinin se “merrni flakë” shpejt dhe inatoseni shpejt? Do të donit që ata të mendojnë për ju se jeni “injorantë”? A do ju pëlqente që ata të vërenin se keni pak respekt për veten tuaj? Dhe kur ata të dëgjojnë sërish emrin tuaj, a do të donit që ata t’ju kujonin si narcizistë dhe që humbni integritetin tuaj?

Këto kam menduar unë.

Nëse doni t’ia dilni në këtë botë, mësoni të shkruani. Përdorni çfarë mësoni në çdo postim në blog, çdo artikull me të cilin kontribuoni, çdo email, çdo koment, çdo cicërimë dhe çdo azhornim të statusit. Editoni çdo fjalë para se të shtypni “posto.” Lexoni çdo gjë dy herë para se të klikoni “dërgo.” Nëse kjo do të thotë të komunikoni më pak, por me cilësi më të lartë, shumë mirë.

Për t’u bërë një shkrimtar efektiv, mësoni nga më e mira. Boll humbët kohën me libra biznesi nga autorë të një autoriteti dhe aftësie për t’u vënë në pikëpyetje, dhe kënaquni me literaturë klasike, fantashkencë të njohur bashkëkohore dhe histori narrative “non-fiction” të një cilësie të lartë. Dhe për hir të Zotit, boll u “vërdallosët” duke lexuar artikuj popullorë pa kuptim online.

Mësoni të organizoni mendimet tuaja dhe shkruani me një qëllim. Tregohuni të sinqertë, të drejtëpërdrejtë, të përpiktë dhe influencuesë. Thoni atë që ka rëndësi për ju dhe çdo që thoni të ketë kuptim.

Nëse e zbukuroni të vërtetën, po mashtroni dhe kjo nuk pranohet. Boll shkruat dhe shkoni në punë. Në momentin që keni më shumë eksperiencë dhe arritje nga bota reale, ju do të keni më shumë vetëbesim dhe do të jeni më pak të prirur për të riskuar shkatërrimin e reputacionit tuaj duke gjeneruar materiale “koti” për të kënaqur egon tuaj.

Një gjë të fundit:Unë nuk jam autor profesionist. As nuk i afrohem. Unë jam produkt i një sistemi publik shkollor të Nju Jorkut. Praktikisht isha një “injorant” pas mbarimit të universitetit dhe shpenzova 25 vite në botën e biznesit para se të publikoja një gjë. Kam punuar shumë për të arritur deri këtu, edhe pse është një sfidë, siç e shikoni mund t’ia arrihet.

Edhe ju mund t’ia dilni. Dhe duhet ta bëni.

 

/Shkruar nga Steve Tobak, Publikuar në Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0