Për herë të parë pas 8 vitesh çmimet e domaineve .COM mund të rriten

Për herë të parë pas 8 vitesh çmimet e domaineve .COM mund të rriten



Çmimet e domaineve .COM mund të rriten për herë të parë në 8 vite bëri të ditur ICANN. Çmimi i domaineve është ngrirë në 7.85 dollarë që prej 2012. Konsumatorët jo medoemos e shohin atë çmim sepse mund të tarifohen më tepër nga regjistruesi, ky është çmimi që regjistruesit kanë paguar për domainin.

Nën marrëveshjen e re çmimi mund të rritet deri në 13.50 dollarë në 10 vitet e ardhshme. Por, rritja e çmimeve nuk vjen nga ICANN, por nga një marrëveshje që Departamenti Amerikan i Tregtisë ka me Verisign, kompania e cila mbikëqyr domainet .COM.

Lexo: Çfarë duhet të dini rreth emrave të domain-eve?

Në një postim në blog CEO i ICANN tha se organizata nuk mund të rregullojë çmimin dhe e gjitha varet nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe Tregtisë për rregullimin e çmimit.

Verisign arriti një marrëveshje me qeverinë amerikane për të rritur çmimet në 2018-ën. Qeveria amerikane justifikohet për rritjen e çmimeve duke thënë se domainet e nivelit të lartë si .pizza apo camera dhe përdorimi i medias sociale e kanë bërë tregun e domaineve më dinamik.

Regjistruesi i domaineve NameCheap është duke bërë një tentativë të fundit për të parandaluar ndryshimet. Të Hënën u dërgoi klientëve një e-mail me titull “Help Us Avoid .COM Price Increases” duke inkurajuar lexuesit të kundërshtojnë rritjen e çmimeve.

Burimi: PCWorld.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0