Për çfarë shërben superkompjuteri që Britanisë i kushtoi miliona dollarë

Për çfarë shërben superkompjuteri që Britanisë i kushtoi miliona dollarë



Ky superkompjuter do të kushtojë afro 10 herë më shumë, sesa super kompjuteri ekzistues Cray XC40 dhe do të ofrojë parashikime më të sakta të motit.

Shërbimi Metorologjik i Britanisë Met Office do të shpenzojë 1.6 miliardë dollarë për të blerë superkompjuterin më të fuqishëm në botë për parashikimin e motit.

Ky superkompjuter do të kushtojë afro 10 herë më shumë sesa super kompjuter ekzistues Cray XC40 do të ofrojë parashikime më të sakta të motit.

Lexo: Britania, një komb i varur nga smartfonët

Jo vetëm që do të ofrojë informacione më shpejtë, por gjithashtu do të krijojë parashikime në hapësira prej 1,000 metër. Në aeroporte të mëdha, saktësia do të jetë në 300 metër.

Superkompjuteri do të përdoret për të reduktuar efektet e ndryshimeve klimaterike. Instalimi i parë do të hyjë në shërbim në 2022 dhe do të jetë 6 herë më i fuqishëm sesa Cray XC40. Pesë vite më vonë do të marrë një përditësim i cili ka për të trefishuar performancën e tij duke e bërë afro 20 herë më të fuqishëm.

Çmimi nuk përfshin vetëm hardware-in, por edhe koston e mirëmbajtjes për 10 vitet e ardhshme.

Burimi: PCWorld.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0