Për çfarë janë më të shqetësuar europianët?

Për çfarë janë më të shqetësuar europianët?


Në fundin e vitit 2015, migrimi arriti majën e listës së shqetësimeve në të gjitha shtetet e BE-së përveç njërit prej tyre, sipas “dokumentit të bardhë” nga Këshilli i Axhendës Globale të Forumit Ekonomik Botëror në Europë.

Terrorizmi, situata ekonomike, papunësia dhe financat publike ishin “top 4” shqetësimet e radhës me inflacionin, ndryshimet klimaterike dhe influencën e Bashkimit Evropian në ‘lëngatë’ që përbënin fundin e listës.

Ankthi në rritje rreth migrimit vjen në të njëjtën kohë më idenë se Integrimi Europian po e humbet popullaritetin e tij, sipas këtij dokumenti. 6 nga 10 vendet e BE-së nuk u shqetësuan për votimet në zgjedhjet e vitit 2014 të Europës. Vetëm 4 nga 10 vendet kishin një opinion pozitiv për Bashkimin Evropian në 2015-n.

Nivelet e besimit në Bashkimin Evropian po marrin një goditje: e ngritur pasi rajoni doli nga kriza e Eurozonës, çështja e refugjatëve po hedh dyshime mbi gjendjen ekonomike të rajonit.

Sërish, sipas Këshillit të Axhendës Globale, gjëja për të cilët Europianët janë më të shqetësuar, emigracioni, është e vetmja gjë që mund t’i ndihmojë ata të zgjidhin zotimet ekonomike. “Të përballlura me popullsi në stanjacion apo me popullsi ku diferencat e moshës së punës po zvogëlohen, vendet europiane duhet thjesht të rregullojnë problemin e produktivitetit për të gjeneruar rritje në terma afatgjatë,” shpjegojnë autorët e raportit.

“Mbërritja e miliona emigrantëve, azilkërkuesve dhe refugjatëve është një mundësi e madhe për Europën që po plaket, por vetëm nëse qeveritë, së bashku me sektorin privat, veprojnë me shpejtësi për të ndihmuar të ardhurit e rinj të gjejnë punë,” vazhdon ai.

Duke folur për Editorin Lionel Barber të Financial Times në Davos, Mario Draghi, Shefi i Bankës Qëndrore Evropiane, shpjegoi se refugjatët janë njëkohësisht një sfidë dhe një mundësi për Europën.
Ai tha: “Është patjetër një sfidë; do të ishte marrëzi të injoronim masën dhe shtrirjen e kësaj sfide. Shoqëria jonë do të ndryshohet nga kjo, por për drejtimin na ngelet vetëm të supozojmë. Është shumë herët të dimë me saktësi se sa do të duhet për ta transformuar këtë sfidë në një mundësi.”

Christine Lagarde, kryetare e Fondit Monetar Ndërkombëtar, bie dakord se fluski i refugjatëve mund të sjellë benefite për Europën si e tërë, nëse menaxhohet siç duhet, duke rritur GDP-në me një normë “pozitive por të vogël”, me një efekt të përkohshëm negativ te pagat.

“Studimi tregon se, me politikat e duhura, në mënyrë të veçantë integrimi efektiv në tregun e punës, potenciali nga refugjatët mund të sfrytëzohet për të mirën e të gjithëve,” u tha ajo reporterëve në lançimin e stduimit të FMN-së mbi temën.

Në 2015-n më shumë se njëmilionë emigrantë erdhën në Europë dhe kjo shifër mund të rritej me 3 milionë bga fundi i vitit. Duke folur për një seksion të posaçëm vetëm për Europën në Davos, Lyse Doucet, Kryekorrespondentja Ndërkombëtare e BBC-së drejtoi pyetjen: a është projekti i Europës së Madhe në rrezik?

Presidenti dhe CEO i Misionit Ndërkombëtar në Shpëtimit, David Miliband, tha se Europa ndodhet ndërmjet zgjedhjes së “mbërritjeve kaotike të çorientuara dhe të paorganizuara dhe një sistemi të organizuar të përpjekjeve për të frenuar flukset me më shumë aksione humanitare në rajon dhe së dyti, me përjekje të organizuara për të implementuar politikat që Europa ka shpallur.”

Për-çfarë-janë-më-të-shqetësuar-europianët-businessmag

“Sfida për 2016-n është të sigurohemi që ato të implementohen në mënyrën e duhur,” ka thënë ai.

Në një artikull për Forumin Ekonomik Botëror mbi të ardhmen e Europës, Presidenti i Parlamentit Europian Martin Schulz ka thënë: “Do të dukej ironike për Europianët të ‘flaknin’ 60 vite të bashkëpunimit në një moment në histori ku një bashkëpunim i tillë do të duhej më shumë se kurrë më parë.”

Sipas tij, çështja është se, “Klasa politike Europiane duhet ta qartësojë pozicionin e saj, të fillojë të shikojë edhe njëherë kornizën e gjerë dhe jo vetëm të menaxhojë krizën, dhe më pas të frymëzojë njerëzit.”

 

/World Economic Forum/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0