Për çfarë ëndërrojnë qentë dhe macet? - Business Magazine Albania

Për çfarë ëndërrojnë qentë dhe macet?

Për çfarë ëndërrojnë qentë dhe macet?
Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Pavarësisht se sa rrëmujë mund të shkaktojë kafsha juaj shtëpiake kur është zgjuar, pak pamje janë më qetësuese sesa një qen i mbledhur në shtratin e tij ose një mace e shtrirë në diell, duke fjetur thellë. Megjithatë, ajo që ndodh në mendjen e tyre gjatë gjumit mbetet një mister. Çfarë i mbush ëndrrat e një qeni apo të një maceje?

Kjo është një pyetje e vështirë për t’u përgjigjur. Asnjë kafshë nuk mban ditar ëndrrash dhe, deri më sot, nuk ekziston teknologji që mund të përkthejë aktivitetin e trurit të një njeriu në përjetimin konkret të ëndrrave të tij, e aq më pak të një kafshe që fle. Sipas Deirdre Barrett, studiuese e ëndrrave në Harvard University dhe autore e librit The Committee of Sleep, askush nuk ka studiuar drejtpërdrejt përmbajtjen e ëndrrave të kafshëve. Megjithatë, disa supozime të arsyetuara janë të mundshme. Së pari, duket se vetëm disa kafshë ëndërrojnë. Peshqit, për shembull, nuk shfaqin gjumin REM, fazën e gjumit ku te njerëzit ndodhin shumica e ëndrrave. Sipas Barrett, kjo e bën shumë të pamundur që ata të përjetojnë ëndrra në kuptimin që ne i njohim. Situata është më e paqartë te zogjtë, ndërsa disa gjitarë detarë, si delfinët, mbajnë gjithmonë një pjesë të trurit zgjuar, duke mos përjetuar ose duke pasur një formë shumë të pazakontë të gjumit REM. Kjo sugjeron se ata nuk ëndërrojnë në mënyrë të krahasueshme me njerëzit. Ndryshe ndodh me qentë dhe macet. Këta gjitarë përjetojnë qartë gjumin REM dhe, sipas Barrett, është një supozim i fortë dhe i sigurt se ata kanë një aktivitet njohës gjatë gjumit që i ngjan ëndrrave, po aq sa perceptimet e tyre gjatë zgjimit i ngjajnë atyre njerëzore.

Lexo edhe:E thotë shkenca, gratë përfitojnë më shumë nga ushtrimet fizike se burrat

Kjo nuk do të thotë se ëndrrat e kafshëve janë të njëjta me tonat. David Peña-Guzmán, filozof në San Francisco State University dhe autor i librit When Animals Dream, thekson se do të ishte gabim të supozonim se kafshët ëndërrojnë si njerëzit, thjesht në “trupa të ndryshëm”. Për shembull, njerëzit rrallë raportojnë aroma në ëndrrat e tyre, ndërsa për qentë, të cilët përjetojnë botën kryesisht përmes nuhatjes, është e arsyeshme të mendohet se ëndrrat janë të mbushura me erëra. Sipas tij, qentë dhe macet ëndërrojnë “në kushtet e tyre”, në përputhje me mënyrën se si e përjetojnë realitetin.

Një ide tjetër që mund të zbatohet edhe te kafshët është e ashtuquajtura “hipoteza e vazhdimësisë”. Kjo teori sugjeron se ëndrrat pasqyrojnë përvojat e përditshme – diçka që është e mbështetur fort nga studimet mbi njerëzit. Barrett beson se kjo vlen edhe për qentë dhe macet. Ajo shpjegon se gjithçka që një qen tregon interes gjatë ditës – ushqimi, loja, shëtitjet dhe njerëzit e dashur, ka shumë gjasa të shfaqet edhe në ëndrrat e tij. Për qentë shtëpiakë, kjo nënkupton shpesh ëndrra për pronarët e tyre.

Një eksperiment unik i viteve ’70 ofron një vështrim më konkret mbi ëndrrat e maceve. Neuroshkencëtari francez Michel Jouvet, atëherë në Claude Bernard University Lyon, dëmtoi një pjesë të trurit të quajtur pons, e cila normalisht parandalon trupin të lëvizë gjatë gjumit REM. Pas këtij ndërhyrjeje, macet filluan të lëviznin gjatë gjumit dhe shfaqnin sjellje që studiuesit i interpretuan si gjueti e prenë së vogël.

Bazuar në këtë eksperiment, Barrett thotë se është një supozim shumë i sigurt që macet ëndërrojnë për ndjekjen dhe kapjen e prenë. Edhe ëndrrat e tyre, sipas saj, ka gjasa të pasqyrojnë jetën e përditshme: shtrirje në diell, lojë me objekte, apo eksplorim.

Po a ëndërrojnë macet për njerëzit e tyre, ashtu si qentë? Po, por në mënyrën tipike “macore”. Sipas Barrett, macet që kanë krijuar lidhje të forta me pronarët e tyre ka të ngjarë t’i përfshijnë ata në ëndrra, por ndoshta jo me të njëjtën intensitet emocional si qentë. Në fund, edhe pse nuk mund t’i pyesim kafshët tona se çfarë kanë parë në ëndërr, shkenca sugjeron se mendja e tyre gjatë gjumit është e mbushur me atë që përbën thelbin e jetës së tyre. Dhe shumë shpesh, ky thelb jemi vetë ne – njerëzit me të cilët ndajnë përditshmërinë.

SA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0