Për aplikim për vizat amerikane, kujdes çfarë postoni në rrjetet sociale - Business Magazine Albania

Për aplikim për vizat amerikane, kujdes çfarë postoni në rrjetet sociale


Shtetet e Bashkuara po shtojnë dokumentacionin e aplikimit për vizat me një kërkesë tjetër siç është kontrolli i mediave sociale.

Vendimi i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit të qeverisë së SHBA u bë mbi kundërshtime nga grupet arsimore dhe akademike gjatë një periudhe komentesh publike.

Pyetësori i ri do të kërkojë informacione të mediave sociale përgjatë pesë viteve të fundit dhe informacion biografik që daton 15 vjet më parë.

Për kritikët, pyetësori i ri paraqet edhe një pengesë tjetër që qeveria po vendos në rrugën e emigrantëve potencialë, studentëve të mundshëm dhe studiuesve dhe mësimdhënësve të kualifikuar, të cilët duan të shkojnë në Shtetet e Bashkuara.

Shikoni pyetësorin e ri të vizave këtu.

Duke cituar një zyrtar të Departamentit të Shtetit, Reuters raportoi se informacioni shtesë do të kërkohet vetëm kur departamenti të përcaktojë se “një informacion i tillë kërkohet për të konfirmuar identitetin ose për të kryer një kontroll më të rreptë të sigurisë kombëtare.”

Burimi: techcrunch.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0