Pebble Community-Iniciativa më e re e CANCRI Marketing - Business Magazine Albania

Pebble Community-Iniciativa më e re e CANCRI Marketing

Në një takim të frytshëm  të zhvilluar në Tirana Business Club, u prezantua iniciativa e re “Pebble”, një hap i sigurt dhe i vazhdueshëm drejt bashkëpunimeve të afatgjata dhe kuptimplota për individë dhe biznese. Takimi u përqendrua në përfitimet dhe potencialin e kësaj platforme të re, duke ndërtuar një lidhje të fuqishme midis komunitetit të krijuar dhe mundësive të ofruara nga hapësirat e coworking në qytet.

Ideja kryesore e “Pebble” është të krijohet një komunitet i madh dhe i përkushtuar, i cili ndihmon njëri-tjetrin në arritjen e qëllimeve të tyre. Ky komunitet do të mundësojë ndarjen e njohurive, eksperiencave dhe iderave, duke i bërë që të gjithë anëtarët të përfitojnë nga një rrjetë e gjerë kontaktesh. Kjo e fundit do të mundësojë marrjen e trajnimeve të vazhdueshme dhe përditësimin e njohurive, si dhe zhvillimin e partneriteteve dhe bashkëpunimeve të reja.

 

Lexo edhe:“Creating Effective Marketing Strategies for Your Business”- Ja si workshopi 2-ditor i CANCRI Marketing ofroi një eksperiencë unike

Një prej aspekteve kyçe të iniciativës është përdorimi i hapësirave të coworking space. Ky koncept është shumë i rëndësishëm për të përmirësuar efikasitetin dhe produktivitetin e individëve dhe bizneseve. Duke u përfituar nga mjedisi i ndryshuar dhe i stimulueshëm i një coworking space, anëtarët e “Pebble” do të kenë mundësinë për të bërë një tërheqje të nevojshme nga rutina e zakonshme dhe të eksplorojnë perspektiva të reja.

Ndërkaq, kjo iniciativë e re përfshin dhe avantazhet e që vijnë nga përdorimi i një hapësire coworking. Nëpërmjet bashkëpunimit në një hapësirë të përbashkët, individët dhe kompanitë do të kenë mundësinë për të përfituar nga një ambient i përshtatshëm për krijimin, punën dhe zhvillimin e projekteve të tyre. Gjithashtu, kjo do t’iu japë mundësinë për të ndarë resurse dhe përvoja me njëri-tjetrin, duke krijuar një mënyrë të shkëmbimit të njohurive dhe krijimit të kontakteve të reja.

Në fund të takimit, pjesëmarrësit ishin të kënaqur dhe të entuziazmuar nga perspektivat e ofruara nga “Pebble”. Ata shprehën ndjenjën se kjo iniciativë është një hap drejt arritjes së synimeve të tyre dhe se mundësitë për bashkëpunim dhe zhvillim janë të mëdha.

Për më shumë informacion: pebble.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0