PC Gaming, të ardhurat pritet të arrijnë në 39.2 miliardë dollarë në vitin 2020 - Business Magazine Albania

PC Gaming, të ardhurat pritet të arrijnë në 39.2 miliardë dollarë në vitin 2020

~3 minuta lexim

Industria e lojërave elektronike është një nga sektorët që ka lulëzuar në vitin 2020, me miliona njerëz që kalojnë më shumë kohë në ambiente të mbyllura dhe në internet për shkak të pandemisë COVID-19. Numri në rritje i njerëzve që zgjedhin lojërat elektronike si argëtimin e tyre kryesor ka shënuar një kërcim të ndjeshëm në shitjet e pajisjeve elektronike.

Sipas të dhënave të paraqitura nga SafeBettingSites , të ardhurat globale të shitjeve pritet të arrijnë 39.2 miliardë dollarë në vitin 2020, një rritje prej 60% në pesë vjet. Në vitin 2015, tregu global i PC arriti në 24,6 miliardë dollarë të ardhura, nga një analizë e Jon Peddie Research. High-end PC përbejnë 45% të kësaj vlere, të ndjekur nga mid-range and entry-level  PC me 30% dhe 25% të tregut, përkatësisht. Gjatë dymbëdhjetë muajve të ardhshëm, të ardhurat globale të shitjeve kapën shifrën 23% në 30.2 miliardë dollarë dhe vazhduan të rriteshin që prej asaj kohe.

LEXO: Serveri në Discord i GameON Albania bëhet komuniteti i parë ‘Verified’ në Shqipëri & Kosovë

High-end PC ende përfaqësojnë fluksin më të madh të të ardhurave në tregun global, ku pritet që të gjenerojnë 18.5 miliardë dollarë fitime ose 47% të të ardhurave totale në vitin 2020. Shitjet e mid-range PC parashikohet të arrijnë 34% të tregut këtë vit, një rritje prej 4% që nga viti 2015 dhe gjeneron 13.4 miliardë të ardhura. Të ardhurat e entry-level gaming computer pritet të arrijnë 21.7% nga viti në vit në 7.3 miliardë dollarë në 2020.

Numri në rritje i njerëzve që kalojnë më shumë kohë në ambiente të mbyllura dhe online për shkak të lockdown solli një rritje të shitjeve të PC-ve dhe laptopëve në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, zbuluan të dhënat e IDC Worldwide Quarterly Gaming Tracker.

Në tremujorin e dytë të vitit 2020, vendet e EMEA (Europe, Middle East, Africa) arritën 2 milion njësi të shitura, një rritje prej 33% nga viti në vit. Trendi në rritje është vendosur të vazhdojë në tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit, duke rezultuar në 16.4% rritje dhe 8.2 milion njësi të shitura për vitin e plotë 2020.

Gaming PC pritet të zënë mbi 36% të tregut, me gati 3 milion njësi të shitura deri në fund të vitit. Statistikat tregojnë se laptopët e përdorur për lojëra elektronike kanë tendencën të rriten në 5.23 milion njësi të shitura në vitin 2020, ose 64% të dërgesave në vendet e EMEA këtë vit.

SafeBettingSites

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Inovacioni nuk është produkt i logjikës së qartë por i imagjinatës së lirë.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0
NEW

Episodi 3 "Think Big" me Genti Selenica

Baboon Delivery - Shiko tani live

Episodi 3 "Think Big" me Genti Selenica (Baboon Delivery)